Maturantëve u ndalohet rishikimi i notës, Zhupa: Shkelje e Kushtetutës, hiqeni që sot! Ministrja: Duhet gjetur një rrugë që mos t’iu digjet aplikimi për universitet

 

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka ngritur në Kuvend problematikën që maturantët nuk kanë mundësi të kërkojnë mundësinë për të rikorrigjuar testin. Sipas saj, kështu maturantët marrin notë më të ulët nëse teza është korrigjuar gabim dhe nuk kanë mundësi të kërkojnë rishikimin e saj. Zhupa akuzoi ministren se kanë shkelur ligjin e arsimit të lartë, Kushtetutën dhe Konventën Europiane. Zhupa tha se ky nen duhet të hiqet që sot.

“Ministrja arsimit e dinte që do vinte momenti i maturës, doja të përfitoj nga rasti për t’iu bërë ne dije sipas rregullores së ministrisë, korrigjuesit janë të pagabueshme, zoti dhe korrigjuesit e ministrisë, sipas rregullores s’ka të drejtë asnjë maturant që të ketë mundësi të bëjë rivlerësimin e notës. Nëse gabon merr një notë më të ulët, nëse një korrigjues gabon, ngel nota më e ulët e maturantit. Më vjen mirë që ka një lloj sensibiliteti pas pilafi, keni shkelur kushtetutën, konventën europiane, të drejtën e shkollës, ligjin e arsimit të lartë por mbi të gjitha dinjitetin e atyre maturantëve që shikonin që teza  e tyre ishte korrigjuar gabim dhe i thoshit është korrigjuar gabim po s’kemi ca bëjmë nota nuk ndryshohet. Kjo duhet ndryshuar që sot, i keni të gjitha mundësitë. Tezat i bëtë si i bëtë, sa i përket korrigjimit të kenë të drejtë për të marrë notën që i takon“, tha Zhupa.

Përgjigja i erdhi nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila i tha se ky nen ka qenë në fuqi prej kohësh që në udhëheqjen e PD-së si edhe të PS-së. Kushi theksoi edhe njëherë se ky nen po rishikohet dhe nuk e kanë diskutuar para provimeve për të mos shpërqendruar maturantë.

Ministrja tha se kjo do të kërkojë angazhim, pasi duhen ndjekur një procedurë në mënyrë që maturantëve të mos u digjet aplikimi për universitet, pasi koha është shumë e shkurtër, por nga ana tjetër numri i maturantëve është shumë i lartë. 

"Ju falënderoj që lexoni statuset e mia, se kam bërë një takim me drejtues të institucioneve shtetërore kiu kemi prezantuar gjetjet e grupit për ndryshimet në këtë provës. Për të mos i bërë konfuz menduam se këto propozime ti bëjmë pa sprovimeve. Një është ky, që nga rregullorja të hiqet neni që nuk lejon rivlerësimin e testit. Që në kohën tuja, tonën s’ka pasur rivlerësim testi. Ka qenë i ndaluar për arsye se koha pas provimeve deri në kohën për të vazhduar universitetin është shumë i shkurtër. Janë 30 mijë maturantë që japin katër teste, kjo kërkon kohë, vonon procesin për të aplikuar në universitete. Prej 15 ka një rregullore ku thuhet nuk lejohet rivlerësimi i testit. Duhet të gjejmë mënyrën sesi, për të mos u bërë pengesë. Jam dakord me ju, duhet të rivlerësohet. Ne do ta gjemë një mënyrë sesi t’ia japim maturantëve këtë të drejtë", tha Kushi.


Lajmi kryesor:

Matura/ Propozohet ndryshimi i nenit që ndalon rishikimin e notës, Zhupa: Hiqeni që sot! Ministrja: Të gjejmë një rrugë që maturantëve të mos t’iu digjet aplikimi për universitet


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen