Drafti i PS-së për hapjen e listave/ Valteri: Zero shanse të kalojë në Kuvend me votat tona! Gati propozimi i ri nga ne, prag elektoral 1% dhe jo 3!

TIRANË- Deputeti i opozitës së re, Halit Valteri është shprehur i bindur se drafti i PS-së për hapjen e listave nuk do të kalojë në Kuvend! I ftuar në emisionin "Repolitix" në Report Tv, Valteri e cilësoi atë draft si një talle me sistemin, duke theksuar se "nuk ka asnjë shans që të kalojë në Kuvend". Sipas tij,  ka një dakordësi mes Ramës dhe Bashës, me këtë të fundit që nuk ka reaguar.  

"Ju siguroj që për grupin demokrat, kjo paçavure nuk kalon nga votat tona. Unë nuk e quaj as draft. Nuk ka as logjikën për tu quajtur draft. Basha u kthye në dhënien e recetave të covidit. Është një pranim për të moslejuar koalicionet dhe për të djegur partitë e vogla. Ne kemi votuar ndryshimet kushtetuese që thonë se listat të hapen të paktën 2/3. Kjo që kanë nxjerrë sot nuk janë të hapura. Nuk ka shans që një kandidatë të marrë më shumë se mesatarja e partisë. Kjo është tallje me sistemin. Nuk do të kalojë. Ai mund të gjejë 20 vota. Unë një kam. Nuk do të ndodhë" - tha Valteri.

Dy drafteve të propozuara nga PS dhe nga Rudina Hajdarit do t'i shtohet ditën e nesërme dhe një tjetër propozim nga Lëvizja Demokratike Shqiptare, partia që po krijohet nga Muslim Murrizi, Halit Valteri dhe disa deputetë të tjerë të opozitës së re. Lajmi është konfirmuar nga vetë Valteri, i cili ka bërë me dije se do të kërkojnë prag elektoral 1% dhe jo 3!

"Lëvizja Demokratike Shqiptare do të depozitojë nesër një draft ku do të thuhet ky prag 3% nëse krijohet në shport dhe bëni një korrektim atëherë ndaç 3% ndaç 5% hajde ta diskutojmë. Por do të ketë prag zero ose 1% në vlerën e një mandati që është krejt normale, ose natyralin", tha Valteri teksa shtoi se detajet e tjera do i prezantojë nesër.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:38
Opozita e re tjetër draft për ndryshimet në Kodin Zgjedhor! Valteri: Prag elektoral 1% dhe jo 3!

Një tjetër draft për ndryshime në Kodin Zgjedhor do të prezantohet ditën e nesërme, kësaj herë nga Lëvizja Demokratike Shqiptare, subjekti politik që po ngrihet me Myslim Murrizin dhe Halit Valteri. Në propozimin e tyre, pragu elektoral duhet të jetë 1% dhe jo 3% siç PS e ka parashtruar në draftin e saj. Lajmin e bëri Halit Valteri i ftuar në emisionin "Repolitix" në report Tv.

"Lëvizja Demokratike Shqiptare do të depozitojë nesër një draft ku do të thuhet ky prag 3% nëse krijohet në shport dhe bëni një korrektim atëherë ndaç 3% ndaç 5% hajde ta diskutojmë. Por do të ketë prag zero ose 1% në vlerën e një mandati që është krejt normale, ose natyralin", tha Valteri teksa shtoi se detajet e tjera do i prezantojë nesër.

Ndërkohë nga opozita e re ka pasur një tjetër  draft, ai i Rudina Hajdarit.

Ora 21:35
Valteri: Basha i kapur nga Rama! Po më gjetët 100 lekë që më ka dhënë kryeministri s'futem më në Kuvend

Debati në emisionin "Repolitix" është nxehur teksa deputeti i opozitës parlamentare është shprehur se kryedemokrati Basha është i kapur nga kryeministri. Ndërkohë analisti Ilir Kalemaj ndërhyri duke i thënë se të njëjtat akuza rëndojnë mbi opozitën brenda parlamentit.

Valteri thotë se nëse ka pasuri të pajustifikuara ai do ta lërë postin e deputetit.

"Për 1 vit e gjysmë mua më është ngjirur zëri për listat e hapura. Le ta marrë Basha flamurin e fitores në kurrizin tonë. Ju thatë qëparë që e kapi mat Edi Ramën. Rama e ka kapur mat atë që kur i ka dhënë vila. Kjo opozitë është e kapur që me bizneset. Që kur ka kapur tenderat dhe oligarkët" - thotë Valteri.

"Të njëjtën gjë thotë opozita edhe për ju që jeni të kapur" - ndërhyn Kalemaj.

"Më gjeni 1 qind lekë të vjetra dhe unë largohem që këtu, pasha zotin e madh nuk dalë në asnjë studio dhe në parlament" - përgjigjet Valteri.

Ora 21:31
Valteri: Ka deputetë të mazhorancës që nuk e dinë se çfarë ka drafti për listat e hapura

Deputeti Halit Valteri u shpreh në emisionin "Repolitix" se ka deputetë të mazhorancës që nuk e dinë se për çfarë bëhet fjalë në draftin e propozuar nga PS për listat e hapura.

Ai thotë se nëse Lulzim Basha kërkon vërtetë lista 100 % atëherë të drejtohen me shkresa dhe jo në televizor.

"PD nuk ka sjell propozim dhe nuk besoj se çfarë do propozojë. Lista sot që flasim është ajo që kemi, jo më pak se 2/3. PD u kujtua pas 1 viti. Sot kam takuar 5 kolegë të mi të mazhorancës dhe më thanë që nuk ja kanë idenë se çfarë ka ai draft. Ajo është letër paçavure. Basha t'i kërkojë listat e hapura në shkresë dhe jo në televizor." - tha Valteri.

 

E.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iliria: 24/09/2020 11:14

    Doli ky idiot i allahut

    Përgjigju
  • Ops: 24/09/2020 06:43

    O valter te gjithe e din qe je kukell, sa vete ke punauar ne administrate

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ Drama ‘Nepërkat’ në Teatrit Metropol, shfaqja ‘Fausti’ vjen tek ArTurbina! Çelet nesër ekspozita ‘Balona’

Aktivitetet kulturore/ Drama ‘Nepërkat’ në Teatrit Metropol, shfaqja ‘Fausti’ vjen tek ArTurbina! Çelet nesër ekspozita ‘Balona’