Ambasada e Gjermanisë në Shqipëria reagoi në rrjete sociale disa minuta pasi Kuvendi rrëzoi me 83 vota kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit me qëllim arrestimin e Belinda Ballukut. 

Në reagim thuhet se kusht i domosdoshëm që Shqipëria të shënojë progres në rrugën e integrimit europian është ndjekja penale me efektivitet e korrupsionit edhe në raste të rangut të lartë.

Ambasada gjermane thekson se edhe në raste si ky i Ballukut, ndjekja penale përmes drejtësisë të mund të realizohet shpejt dhe pa pengesa.

Reagimi i ambasadës gjermane:

Lidhur me vendimin e sotëm të Parlamentit shqiptar rreth heqjes së imunitetit Ambasada Gjermane deklaron: 
Gjermania mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian në përputhje me dëshirën e shqiptarëve. 
Kusht i domosdoshëm për të bërë progres në këtë proces të bazuar në merita është ndjekja penale me efektivitet e korrupsionit edhe në raste të rangut të lartë. Pritshmëria jonë e qartë është që edhe në këto raste ndjekja penale përmes drejtësisë të mund të realizohet shpejt dhe pa pengesa. Prej politikës shqiptare vazhdon të kërkohet ende që ta garantojë këtë proces. 

Ambasada Britanike në Tiranë shkoi se imuniteti parlamentar duhet të mbrojë proceset demokratike dhe se në asnjë formë nuk duhet të bëhet pengesë për llogaridhënie të barabartë përpara ligjit.

Reagimi i Ambasadës Britanike Tiranë

"Ambasada Britanike thekson rëndësinë e ruajtjes së sundimit të ligjit dhe pavarësisë gjyqësore, dhe njeh progresin e Shqipërisë në reformën gjyqësore që nga viti 2016, përfshirë krijimin e SPAK-ut.

Ekzekutivi, Gjyqësori dhe Legjislativi mbeten partnerë të barabartë në mbështetjen e këtij progresi si pjesë e qëllimit të Shqipërisë për arritjen e anëtarësimit në BE.

Ndërsa imuniteti parlamentar duhet të mbrojë proceset demokratike, ai nuk duhet të jetë pengesë për llogaridhënie të barabartë para ligjit”, shkruhet në postimin e Ambasadës Britanike.


Lajmi kryesor:

Vota për Ballukun ‘përplas’ Ramën me ambasadat! Brukseli, Londra e Berlini: Mos të ketë pengesa për SPAK! Kryeministri: Të hetojë i patrazuar