Mbahet në Shkodër mesha e festës së Shën Shtjefnit

Ashtu siç është bërë traditë, famullia  e Shën Shtjefnit ka organizuar në kalanë Rozafa meshën e shenjtë të Shën Shtjefnit, pajtorit të qytetit të Shkodrës.

Sipas organizatorëve kjo meshë organizohet çdo 26 Dhjetor, ndërsa ky është viti i 11- të.

Ka qënë Padër Gazmend Tinaj, ai i cili përpara dhjetra besimtarëve të krishterë ka kremtuar meshën e shenjtë.

Gjatë predikimit, Padër Gazmendi ka theksuar se kjo kishë është simboli i të krishterëve ndërsa ka shtuar se përreth kësaj zonë kanë qënë edhe 2 kisha të tjera.

Besimtarët e krishterë janë përshëndetur edhe nga famullitari i Shkodrës, Dom Artur Jaku i cili ka evidentuar faktin se mbajtja e kësaj meshe ka si qëllim që të kujtojë për të mos harruar.

Debatet për këtë objekt kanë nisur prej disa vitesh, që në kohën kur ambasada Amerikane prezantoi një projekt për restaurimin e saj, por që hasi menjëherë në reagimin e forta të dy komuniteteve.

Historia e saj është e rrallë.

Në fakt kisha e Shën Stefanit, apo kisha-xhami, është një monument kulture, gati e rrënuar, që gjendet në brendësi të kalasë së Rozafës, afërsisht në pozicionin qendror të saj, ndërsa te dyja komunitetet pretendojnë pronësinë e saj.

Është pa çati dhe me fragmente muresh që janë shembur prej kohësh.  


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)