Besimtarët e krishterë,katolik dhe ortodoks në mesnatë mbajtën meshën kryesore kushtuar Krishtlindjes meshë e mbajtur nga At Kostandin Prifti.
Me këtë rast, besimtarët në kishën ortodokse të Vlorës kryen të gjitha ritet fetare kushtuar kësaj feste.
Kryefjala e meshës është mbajtur nga At Kostandin Prifti
“Motra dhe vëllezër duke ju dëshiruar që të keni shëndet të mirë, paqe, dashuri, mirëqënie dhe jetë të gjatë ju urojmë krishtlindjet dhe ju përcjell urimet për Krishtin, simbolin e dashurisë për njëri-tjetrin, mirësisë dhe tolerancës fetare në emër të vetsakrifikimit për më tepër lumturi njerëzore" tha ai.
Në ditën simbolike të Krishtlindjes qytetarët të cilët ndodheshin në ceremoninë e meshës zhvilluar në kishën ortodokse të Vlorës përcollën mesazhe të shumta urimi.
Besimtarët e krishterë ortodoks dhe katolik ndoqën mesnatën meshën simbolike të Krishtlindjes duke ndezur qirinjtë simbolik të ndriçimit e të ndezjes në jetën njerëzore të shpresës për një jetë më të mirë udhëhequr nga dashuria dhe toleranca për njëri-tjetrin.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com