Mbahet në Korçë simpoziumi i tretë shkencor për Liqenet e Prespës, duke rikthyer pas më shumë se 20 vitesh vëmendjen shkencore mbi një nga zonat më të rëndësishme natyrore të Ballkanit.

Aktiviteti përkoi me Ditën Ndërkombëtare të Ligatinave dhe mblodhi për tre ditë studiues e ekspertë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Greqia.

Drejtuesi i PPNEA-s, Aleksandër Trajce, theksoi se Prespa përballet me një rënie shqetësuese të nivelit të ujit, një fenomen ende i pashpjeguar plotësisht nga shkenca.

‘Vitet e fundit, sidomos Liqeni i Prespës së Madhe po përballet me një rënie drastike të nivelit të ujit. Një rënie e cila nuk kuptohet mirë se kush janë arsyet kryesore apo arsyet që ndërveprojnë dhe që e kanë sjellë në këtë gjendje. Ne shpresojmë që ky simpozium të nda ndhmojë dhe ne të kemi një kthjellim të këtyre problematikeve në mënyrë që edhe masat që do merren nga institucionet e ndryshme përgjegjëse të jenë sa më efektive”,- tha Trajce.

Ndërsa këshilltari shkencor grek, Giorgos Catsadorakis, vuri theksin te bashkëpunimi ndërkufitar, duke nënvizuar ndikimin e ndryshimeve klimatike dhe mungesën e reshjeve.

Ekspertët theksuan se Prespa është një ekosistem unik në Europë dhe ka rëndësi jetike edhe për Liqenin e Ohrit.

Simpoziumi synon ndërtimin e një vizioni të përbashkët për menaxhimin e qëndrueshëm të kësaj zone me vlera të jashtëzakonshme natyrore.