Afrim Xhetani, 52-vjeç, banues në fshatin Derjan, është arrestuar nga policia në Mat pasi mbante armë pa leje në banesë.
Policia thotë se na banesë iu gjetën 2 armë gjahu dhe një pistoletë pa leje.
‘Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, bazuar në inteligjencë informative se një shtetas posedonte armë zjarri pa leje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Derjan ”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
A.Xh., 52 vjeç, banues në fshatin Derjan, Mat.
Shërbimet e Policisë i gjetën të fshehura një armë zjarri pistoletë dhe dy armë gjahu 'Çifte', të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.