Mbappe lojtari me vlerën më të madhe në merkato, në top-20 edhe dy lojtarë të Interit

Mbappe lojtari me vlerën më të madhe në merkato, në top-20 edhe dy lojtarë të Interit

Kylian Mbappe është lojtari më i shtrenjtë që mund të blihet në merkato sipas CIES, Observatorit Europian të Futbollit, që merret me studimin e të dhënave të lojtarëve. Kjo e fundit ka përgatitur një raport me 166 futbollistë nga top 5-ligat Europiane që kushtojnë mbi 50 mln euro.

Vendin e parë e mban ‘ylli’ i Paris SG i cili vlerësohet 265.2 mln euro. Pas Mbappe-s si lojtari me vlerën më të shtrenjtë në merkato konsiderohet Rahem Sterling i Manchester City-t, me 223.7 mln euro. Podiumin e plotëson mbreti i Anfield Mohamed Salah, për të cilin sipas CIES çdo klub duhet të pagujë 175.1 mln euro për ta patur në organikë.

Në bazë të pocizioneve në fushë portieri më i shtrenjtë vlerësohet Alison Beccer me 87 mln euro, Virgil Van Dijk si qendërmberojtësi më me vlerë me 93 mln euro, Alexamder Arnold si mbrojtësi i krahut më me vlerë me 110 mln euro, James Maddison si mesfushori më me vlerë me 112 mln euro dhe Kylian Mbappe si sulmuesi më me vlerë në merkato me 265.2 mln euro.

Njëmbëdhjetë nga njëzetë futbollistët me vlerën më të madhe në merkato janë nga Premier League dhe të gjithë e kalojnë shifrën e 100 mln eurove. Ndërkohë ka të paktën nga dy futbollistë për secilën top 5 ligat e Europës që vlejnë mbi 100 mln euro. Në La Liga këtë vlerë në merkato e arrijnë Lionel Messi Antuan Griezman dhe Joao Felix, në ‘Seria A’ Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku, në Bundesligë Sancho dhe Ëerner, ndërsa në Ligue 1 Mbappe dhe Neymar.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    18 Nëntor, 08:54

    Besoni se buxheti 2025 do ndikojë pozitivisht në të ardhurat e qytetarëve?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: Ndoshta është mirë që BE-ja nuk e ka më prioritet dialogun Kosovë-Serbi

Augustin Palokaj: Ndoshta është mirë që BE-ja nuk e ka më prioritet dialogun Kosovë-Serbi