Mbappe më në fund i është përgjigjur talljeve të bëra nga portieri i Argjentinës, pasi udhëhoqi PSG-në në një fitore të minutës së fundit ndaj Strasburgut. Mbappe ka deklaruar kategorikisht se nuk po e harxhon energjinë e tij për gjëra të tilla që sipas tij janë absurde.
“Gjithmonë duhet të jesh një lojtar i drejtë dhe festimet (e tij) nuk janë problemi im, unë nuk harxhoj energji për gjëra të tilla absurde”, tha Mbappe.
Mbappe ka komentuar edhe humbjen e dhimbshme në finalen e Kupës së Botës FIFA ndaj Argjentinës.
“Humbja e asaj finale më bëri të jetoj orë të vështira. Kjo është arsyeja pse u ndjeva më mirë kur fituam sot dhe arrita të shënoja golin e fundit”, tha ai për konvertimin e një penalltie në fitoren 2-1.
“Sepse nuk është faji i klubit tim që humbëm finalen e botës me ekipin francez. Tani më duhet të jap gjithçka për PSG-në”, tha ai.