Mbaron BB6,  fitues i 100
milionëve shpallet Anaidi

Mbaron BB6,  fitues i 100<br />milionëve shpallet Anaidi
Suprizë spektakolare për Elonën, motrat e të cilës zbritën në shtëpinë e BB6  me helikopter
 
Mbrëmja finale e edicionit të gjashtë të Big Brother nisi në një mënyrë krejt të pazakontë nga pesë vitet e para. 

Ndryshe nga herët e tjera nuk ishte Arbana ajo që  do ta hapte këtë spektakël, por  një klip me momentet finale të fitueseve të mëparshëm.

Veç kësaj banorët finalistë, Iliri, Anaidi, Elona dhe Shpendi nuk ishin në dhomën e ndenjes si zakonisht por në oborr, nën shi dhe me çadër në dorë.

Të katërt u shprehën se Big Brother ishte një nga eksperiencat më të bukura dhe emocionuese në jetën e tyre, diçka e paharrueshme. 

Për finalistët java e fundit ka qenë e qetë, pa debate dhe me shumë lojëra të organizuara nga Vëllai i Madh.
 
Momentet më të bukura të banorëve
 
Anaidi: Klipi për Anaidin ishte i pari që u transmetua nga produksioni për lojën e djalit të ri.

Ai e ka dashur kaq shumë këtë shou saqë ka aplikuar për 3 vite rresht për të qenë pjesë e kësaj eksperience.

Publiku u njoh edhe njëherë me momentet më pikante dhe përplasjet me banorët gjatë këtij rrugëtimi.  

Fitorja ime personale u shpreh Anaidi ishte se arrita të tregoja se sa i fortë jam.
 
Shpendi: Pas Anaidit publiku u njoh me klipin e djalit nga Prishtina.

“Qëllimi im ishte të sfidoj veten edhe njëherë”, ishin fjalët e Shpendit sa i takon arsyes se  përse zgjodhi një format si Big Brother.

Ai tregoi edhe përse kishte zgjedhur sekretin “raportin konfliktual me të atin”, ku shprehu se donte t’i tregonte babait të tij se ai kishte vuajtur, se nuk mund të rrinte larg familjes së tij.

“Të fitoj Big Brother do të ishte diçka e jashtëzakonshme”, ishin fjalët e Shpendit në një klip mjaft interesant.
 
Elona: Më pas publiku u njoh me klipin e Elonës dhe rrugën e saj gjatë këtyre 100 ditëve, si dhe arsyet pse ajo u bë pjesë e kësaj eksperience.

“Fitorja për mua është në këtë udhëtim, thjesht fakti që si përherë kur kam vendosur të bëj diçka në jetë i kam shkuar deri në fund”,- ka thënë Elona.
 
Iliri: Pas surprizës tepër spektakolare të Elonës publiku u njoh me klipin e Ilirit dhe momentet e tij më të bukura, e më pak të pakëndëshme gjatë 100 ditëve.

Ai tregoi se sa e donte këtë format por edhe për përplasjet që kishte pasur me banorët, ku më i forti ishte ai me Joanën. 

“Rëndësia e të qenit finalistë është e papërshkrueshme, i kam besuar finales.

Fitorja ime më e madhe dëshiroj të mendoj që nuk ka ardhur ende.

Dua të jem fituesi i këtij edicioni të gjashtë”, - është shprehur Iliri.

Ai gjithashtu ka pohuar se jeta e tij pas daljes nga ky edicion do të ndryshojë tërësisht kah.   
 
 
Supriza për Ilirin
 
Publiku është njohur me rrëfimin e dashurisë së Ilirit për Anisën, të dashurën e tij.

Ai ka treguar gjithë ndjenjat e tij për vajzën që i ka marrë zemrën duke e cilësuar si dashurinë e jetës së tij.

Më pas Iliri ka marrë disa pusulla nga Anisa, dhe ka ecur drejt oborrit të shtëpisë ku ka marrë një letër tjetër po nga Anisa e po aty ka mundur ta përqafojë të dashurën e tij.
 
Surpriza për Shpendin

Për Shpendin Vëllai i Madh kishte rezervuar një surprizë speciale, pikërisht takimin me vajzën e tij të vogël brenda shtëpisë. 

Në një klip u shfaq rrëfimi i tij për Lizën, vogëlushen e tij të dashur.

Ai tregoi se emrin ia kishte vendosur në bazë të librit “Liza në botën e çudirave”.

Për banorin nga Prishtina produksioni improvizoi një mini shfaqje me kukulla ku Shpendi dhe Liza bisedonin me njëri-tjetrin.

Kjo ide e re nga produksioni ishte mjaft emocionuese jo vetëm për Shpendin, por edhe për publikun. 

Më pas ai takoi vajzën e tij ku lotët e shumtë nuk munguan në përqafimin e vogëlushes së tij.
 
Surpriza për Anaidin
 
Anaidi kishte kohë që kërkonte surprizën që iu bë në këtë finale.

Ai ka treguar që është i zoti të ndrydhë ndjenjat. 

Më pas në klipin që u shfaq për të ai tregoi për raportin me njerëzit e familjes.

Ai tregoi për raportin me të atin dhe të ëmën, ku rrëfeu se e ëma ishte personi që e kuptonte më mirë, pa folur fare.

 Më pas djali nga Tirana u takua me babain e tij, i cili kishte ardhur në finale për ta suportuar emocionalisht  të birin. 

Në dhomën e suprizave ishte një kuti e madhe shahu, si simbol i lojës së tyre të preferuar .

Më pas në shtëpi hyri edhe e ëma e Anaidit, Diana.

Në një lojë të improvizuar hyri edhe Joana, e dashura e Anaidit e veshur edhe ajo me veshje mbretëreshe.

Në lojën e shahut djali nga Tirana, vendosi t’i mbante dy “mbretëreshat” e tij, nënën dhe Joanën edhe pse prindërit e tij shfaqën skepticizëm për lidhjen e të dyve, siç është thënë edhe në media shpesh.  
 
Surpriza për Elonën
 
Publiku u njoh me një rrëfim të veçantë të Elonës për njerëzit e saj të dashur, sidmos për lidhjen e saj të fortë me motrat e saj. 

Ajo tregoi se motrat ishin personat më të shtrenjtë, me të cilat ndante shumë gjëra dhe i kishte forcën e saj në çdo moment.

Big Brother kishte rezervuar një super surprizë për Elonën. M

otrat e saj zbritën në shtëpinë e Big Brother me helikopter.  

Kjo ishte diçka e jashtëzakonshme dhe që nuk ishte bërë kurrë më parë në ediconet e këtij spektakli.  
 
Pas klipeve dhe surprizave është mbyllur zyrtarisht televotimi.

Nëpërmjet zarfit u zbuluan edhe dy të eleminuarit e parë të këtij shou. 

Banori që  ishte më pak i votuari nga publiku dhe që u kualifikua i katërti ishte  Shpendi. 

Ndërsa pas tij banori që u kualifikua i treti sipas votave të publiku ishte pikërisht  Elona. 

Pas dy të larguarve të parë u hap sërish një televotim për dy finalisët që ishin një hap më parë çmimit të madh.  

Në momentin final para leximit të emrit të fituesit, dy djemtë Anaidi dhe Iliri u përshëndetën me një këngë nga Klodian Kaçani, pjesëmarrës në The Voice of Albania.

Fituesi i këtij shou me votat e publikut u shpall Anaidi mes shumë emocioneve dhe ekzaltimit të publiku në sallë.  

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk