Mbërrijnë rreth 7 mijë doza të Pfizer, pjesa e parë e 22 mijë dozave! Rama: Lëvrohen deri në 20 prill! Brenda 10 ditësh marrim edhe 50 mijë vaksina ruse

Mbërrijnë rreth 7 mijë doza të Pfizer, pjesa e parë e 22 mijë dozave! Rama: Lëvrohen deri në 20 prill! Brenda 10 ditësh marrim edhe 50 mijë vaksina ruse

Vaksinat e mbërritura

Mbrëmjen e sotme ka mbërritur në vendin tonë vetëm pjesa e parë e 22.230 dozave të vaksinës Pfizer që pritet të vijnë deri më 20 prill. Në Rinas sot kanë ardhur rreth 7 mijë doza. Lajmin e bën me dije kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjete sociale, i cili shkruan se do të vazhdojnë për sasi të tjera ndërsa thekson se Shqipëria është mes vendeve më të shpejta në Europë për vaksinimin masiv.

"Sapo mbërriti në Rinas partia e parë e 22 mijë e 230 dozave PFIZER, që do të lëvrohen deri në 20 prill. Vazhdojmë me forcë e me këmbëngulje përpara, që t'i kthejmë Shqipërisë buzëqeshjen një orë e më parë, mes vendeve më të shpejta në Europë për vaksinimin masiv", shkruan Rama.

Vaksinimi masiv i nisur prej 9 ditësh në vend do të vijojë me këto ritme pasi Rama ka bërë me dije se brenda 10 ditësh do të vijnë edhe 50 mijë vaksina ruse sputnik V.  Në ditën e 9-të të vaksinimit masiv që ishte sot, në total janë kryer 13.826 vaksina, ndërsa që fillimi i fushatës së vaksinimit që ka nisur në datën 11 janar, janë vaksinuar 206,708 qytetarë. 

Me nisjen e vaksinimit masiv Shqipëria ka shënuar rekord në injektimin e vaksinave për sa i përket dozave javore për 100 banorë duke lënë pas vendet më të mëdha të Evropës si Gjermania, Italia apo Franca dhe të gjitha vendet e rajonit, përfshirë edhe Serbinë.

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se objektivi është arritja deri në 500 mijë vaksinime deri në muajin maj me qëllim që sezoni turistik të mos ketë kufizime në orare. Qeveria shqiptare ka siguruar deri më tani vaksinat Pfizer, AstraZeneca, ajo ruse Sputnik dhe ajo kineze Sinovac.  Aktualisht po vaksinohen të moshuarit +65 vjeç, gazetarët, operatorët, policët, ndërsa më pas do të nisë edhe për punonjësit e fasonerive dhe te stafi i strukturave akomoduese.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:55
'Do dalim shpejt nga tuneli i pandemisë', Rama: Brenda 10 ditësh do marrim edhe 50 mijë doza të tjera të vaksinës ruse Sputnik V

Brenda 10 ditësh në Shqipëri do të vijnë edhe 50 mijë doza të tjera nga vaksina ruse Sputnik V. Lajmi e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, i cili tha se me nisjen e vaksinimit masiv vendi do të dalë shumë shpejt nga tuneli i errët i pandemisë. 

Këto doza do të shërbejnë për të vijuar procesin e vaksinimit masiv në vend, me qëllim arritjen e objektivit prej gjysmë milioni të vaksinuar brenda muajit maj. Rama shprehet optimist se ky objektiv, por edhe fitorja me COVID është e mundur.

"Sapo kemi arritur marrëveshjen për të sjellë në Shqipëri 50.000 doza të tjera të vaksinës Sputnik brenda 10 ditëve. Ne do ta fitojmë këtë luftë me forcën e karakterit e të këmbënguljes sonë dhe do ta lemë shpejt pas tunelin e pandemisë, ku drita e daljes sa vjen e zmadhohet", tha Rama.

Kjo është sasia e dytë e dozave të vaksinës ruse Sputnik, e ndërsa vendi ynë po përdor aktualisht dozat nga kompania Pfizer, AstraZeneca dhe Sinovac (vaksina kineve). Në total, siç ka njoftuar më herët, Shqipëria ka 2.6 milionë vaksina të siguruara, nga të cilat 2.1 milionë të kontraktuara që do të mbërrijnë në vend në periudha të ndryshme kohore.

Procesi i vaksinimit në Shqipëri ka nisur që më 11 janar të këtij viti, ku në total janë vaksinuar 192.882 persona, e ndërsa prej 9 ditësh ka vijuar procesi i vaksinimit masiv ku janë përfshirë të moshuarit mbi 68 vjeç, gazetarët, operatorët dhe efektivët e policisë dhe policisë së burgjeve.

Ndërkohë që sipas faqes ourworldindata.gov Shqipëria ka shënuar rekord në injektimin e vaksinave antiCOVID për sa i përket dozave javore për 100 banorë, duke lënë mbrapa vendet më të  të rëndësishme të BE-së.

Postimi i Kryeministrit Edi Rama
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Petri: 06/04/2021 03:33

    Na cau menderen verr verr verr

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë