Moti i acartë me ngrica dhe temperatura ekstreme do të shoqërojë edhe ditën e nesërme. Nga të dhënat më të fundit nga Instituti i Gjeoshkencës, rezulton se termometri në mbarë vendin do të shënojë nën zero, ku maksimalja arrin deri në minus 10 gradë celcius në zonat malore.

/Shqiptarja.com

RESHJET
Sot pasdite (e martë, dt.19) dhe nesër (e mërkurë, dt.20) nuk priten reshje përveç ndonjë reshje lokale të dobët në qarkun e Elbasanit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Nesër (mërkurë, dt.20) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: -1 °C / 9 °C
në vendet e ulëta: -5 °C / 9 °C
në vendet malore: -10 °C / 0 °C.
ERA
Sot pasdite (e martë, dt.19) dhe nesër (mërkurë, dt.20) era do të fryjë e lehtë, ndërsa në bregdet deri mesatare.
d.c./shqiptarja.com









