Mbërrin nga SHBA në ‘Pa Gjurmë’/ Marin Zefi në kërkim të djalit që u zhduk me nënën nga Shkodra

Ai humbi gjurmët bashkë me nënën e tij Mirelën, më 16 gusht të vitit 2019, kohë në të cilën sistemi TIMS zbuloi se kishin hyrë në Shqipëri.

Që në vitin 2015 ka shfaq probleme të shëndetit mendor, depresioni. Merrte mjekime. Në 2018 Departamenti i fëmijëve të familjes më thanë që të paraqitem se Mirela më kishte denoncuar  se une kam tentuar të vrasë djalin. Mora djalin tek shtëpia. Mirela qëndroi atë natë në spital të nesërmen u kthye në shtëpi. Nuk kishim konflikte. Unë kujdesesha për të. E kam dit gjendjen e saj prandaj nuk kam bërë asnjë akuzë. Unë fitova kujdestarinë e djalit pasi ajo iku për 3 javë me djalin tek një banesë tjetër dhe më shkëputi cdo kontakt.  Letra e vendimit të gjykatës është marrë nga Mirela. Gjykata i kishte lënë 7 ditë afat. Më 13 gusht ka marrë letrën, më 15 ka prerë biletën dhe më 16 ka hyrë në Shqipëri. Mirela ka lenë mesazh zanor se ka hyrë në Shqipëri dhe të mos e kërkojmë. Besoj se ajo ndodhet në Shqipëri ende. Mendoj se dikush e mbështet, nuk mundet ta bëj gjithë këtë e vetme. Dyshime kam por nuk di kujt t’ja vendos gishtin. 

Shumë informacione kanë mbërritur gjatë dhjetra puntatave në emisionin ’Pa Gjurmë’, të cilat kanë treguar një vendndodhje të mundshme të tyre. Stafi i emisionit ka investiguar në terren, për të mbërritur në gjurmët e nënë e bir, kryesisht në qytetin e Shkodrës. Sa herë jemi munduar të zbulojmë të dhëna të rëndësishme, aq herë dyshohet se kanë ndryshuar koordinatat. Këtë të shtunë u përcoll live dëshmia më e fundit, ku dyshohet se të dy janë parë në zonën e Kamzës në Tiranë, më 16 mars të këtij viti.

Unë po shkoja në drejtim të shkollës në Kamëz më datë 16 mars të këtij viti. E kam parë, në momentin kur ishte orari që dilnin fëmijët nga shkolla. Tek Rruga Rilindja, u përballa me të dhe e kam fiksuar mirë, sepse sa e pashë ajo mbuloi fytyrën. Flokët i kishte errësuar pak. 100% ajo ishte.

Por stafi nuk është mjaftuar me kaq, pasi siguroi dhe një numër telefoni në emër të 35-vjeçares Mirela Zefit. Moderatorja Odeta Dume e provoi live këtë numër, me shpresën se ajo do të përgjigjej, por kjo nuk ndodhi edhe pse zilja ra. Pas kësaj pati dhe një reagim nga prokuroria e Shkodrës, ndërsa u kërkua një komunikim privat me moderatoren Odeta Dume, në përfundim të programit. Të shqetësuar janë dhe familjarët e Mirelës, ndërsa Marin Zefi u detyrua të lë punën dhe gjithcka në SHBA, vetëm për të mbërritur në Shqipëri, aty ku mendon se ndodhet ende djali bashkë me nënën.  

Mirela duhet të dijë çfarë falje të kërkoj, se nuk ka ikur dje. Ajo duhet të dalë e të kërkoj falje, të tjerat vijnë me rradhë. Kur ka ikur, në dijeni time nuk ka pasur para me vete. Përveç një karte bankare, por unë nuk e kontrolloj dot se ishte në emrin e saj. Nuk e kuptoj se çfarë mendon. Unë kam të njëjtin numër telefoni që kam patur, të më marrë se kjo që po bën nuk është zgjidhje.

VIDEO/Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'

 

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 04/04/2021 03:29

    Kjo eshte nje histori me shkaqe dhe pasoja,treguar vetem nga babai,do te donim te degjonim dhe nenen e femijes,por fatekeqesisht kjo eshte e pamundur,megjithate femija eshte ne moshe shkolle,duhet te jete i regjistruar ne shkolle,ndoshta me emer tjeter,apo nuk shkon fare ne shkolle?Nuk do te ishte keq te kontrollohen shkollat, si dhe te krijohet nje profil cfare gjerash preferojne nene e bir,cfare pune mund te beje nena, cfare vendesh e njerezish ka njohur nena,si me perpara se te shkonte ne US,si me pas ne rrjetet sociale,etj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur