PEKIN- Mes personaliteteve më të pasura në Kinë figuron edhe mbesa e Mao Ce Dunit. 40-vjeçarja, Kong Dongmei dhe bashkëshorti i saj Chen Dong Sheng figurojnë në vendin e 242-të të një liste me personalitetet më të pasura, të klasifikuar nga revista ekonomike kineze, "New Fortune". Prania në këtë listë e mbesës së Mao Ce Dunit, babait të komunizmit kinez, ka shkaktuar reagime në Kinë. Zërat dënojnë "hipokrizinë" e një regjimi, që vazhdon zyrtarisht të kërkojë idealin e themeluesit të Republikës Popullore.
Të ardhurat e tyre janë vlerësuar në 620 milionë euro.
Kong Dongmei është mbesa e Maos dhe e bashkëshortes së tij të tretë, He Zi Zhen.
Në vitin 2001 ajo hapi një librari në Pekin, që ngrinte vlerat e kulturës kineze.
Por, shumë kinezë besojnë se Kong Dongmei është larg vlerave të asaj periudhe.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com