
Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko ka reaguar për dëmtimin e reklamave të PD-së nga simpantizantë të Berishës.
“Kjo është prova se Sali Berisha në këto zgjedhje nuk ka garë me socialistët por me partinë Demokratike. Berisha dhe Metaj kanë frikë nga forca e demokratëve të thjeshtë që do të votojnë masivish kundër tyre dhe Edi Ramës në 14 maj.
E dënoj me forcë këtë akt vandal, por gjithashtu i bëj thirrje autoriteve që të marrin masat dhe të venë para përgjegjësisë shkelësit e ligjit.”- shkroi Bejko.
Lajmi kryesor:
FOTOLAJM/ Mbështetësit e Berishës nuk ndalen, dëmtojnë reklamat e Bejkos në zyrën elektorale! Shkruajnë emrin e Këlliçit











