Mbështetësit e Berishës e kërcënojnë me jetë, video kur Basha zbret në terren me masa shtesë sigurie, fuoristrada e tij me fenelina! Policia për Report Tv: I ka pa leje, makinat s'janë të Gardës

Lulzim Basha ka shtuar masat e sigurisë gjatë takimeve të tij që po zhvillon me bazën në qytete të ndryshme. Teksa mbështetësit e Berishës sa vijnë dhe shtojnë dozën e kërcënimeve ndaj tij, ku u kërkojnë demokratëve ta rrahin dhe ta helmojnë, kryedemokrati ka shtuar masat e sigurisë, ku në takimet që zhvillon ka një prezencë më të lartë të efektivëve të policisë, ndërsa Range Rover me të cilin udhëton është i pajisur me fenelina policie.

Ndërsa edhe eskorta e tij lëviz me xhama të blinduar. Duket se Basha i ka marrë seriozisht kërcënimet që mund t'i vijnë nga babai i tij politik Sali Berisha, të cilin e përjashtoi nga Partia Demokratike që e kishte themeluar.

Për përdorimin e fenelinave të policisë nga Basha, ka reaguar për Report Tv edhe policia, ku tha fenelinat janë pa leje pasi fuoristradat nuk janë të gardës.

Lulzim Basha ishte sot në një takim me demokratët në Kurbin, ku ndryshe nga takimet e tjera nuk u prit me protesta nga mbështetësit e Sali Berishës.


Lajmi kryesor:

Dështon protesta e mbështetësve të Berishës, Basha takim me demokratët në Kurbin: Ata që duan të përçajnë PD, u themi ndal ose jashtë


  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës

Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës