Për juristen dhe mbështetësen e Berishës, Adriana Kalaja nëse të gjithë do të vepronin ashtu sicc veproi Qani Muça, duke plagosur punonjësin e IMT-së, do të shpëtonin nga banditët.

Juristja përshëndet autorin e plagosjes së punonjësit të IMT-së me armë zjarri duke i frazuar shprehjen e popullit të lumtë pushka.

Kalaja thotë se këtë duhet ta bënin që nga viti 2013 kur Sali Berisha la pushtetin.

‘Nëse do kishim vepruar të gjithë që nga 2013  ashtu siç veproi Qani Muça,  banditët  nuk do ishin bërë miliardjerë e më pas të blinin votën, shoqërinë civile,  pluraluzmin dhe demokracinë.

Nëse ti nuk mbron dot shtëpinë dhe familjen tënde, nuk mund të mbrosh mikun, shokun,  fqinjin, bashkëpunëtorin, qytetin  dhe vendin tënd.

Respekt dhe vlerësim për Qani Mucën.

Të lumtë pushka - thotë populli.’- shkruan Kalaja.

Kujtojmë se Qani Muça, 52-vjeç plagosi me armë zjarri inspektorin e IMT-së pasditen e së premtes  pasi i shembën shtëpinë, ai ka qenë i dënuar në vitin 2017 për dhunë në familje. Muça shkaktoi panik në kryqëzimin e rrugëve “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo” pasi mori armën e zjarrit dhe qëlloi inspektorin me plumb në bark.

Qani Muça, i cili plagosi inspektorin e IMT-së Ilirjan Gavelli pasi ky mori vendimin për t’i shembur banesën, ka qenë në gjendje të dehur gjatë aktit të kryer. Për këtë, akuza që rëndon ndaj tij është “Vrasje në rrethana cilësuese, e mbetur në tentativë”.

Qani Muça ka shtënë një herë ndaj Gavellit, me një të shtënë tejshpuese.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:09
Mbështetësja e Berishës përgëzoi plagosjen e punonjësit të IMT, Veliaj: Drejtësia e re të tregojë se është e vendosur me promovuesit e dhunës

1660299976_Sequence03.00260323.Still045.jpg

Një ditë pas aktit të rëndë ku një punonjës i IMT u plagos me armë zjarri teksa po kryente detyrën, mbështetësja e Sali Berishës, Adriana Kalaja ka vlerësuar autorin e krimit, madje duke përdorur shprehjen: “Të lumtë pushka!” 

Ky reagim tronditës i juristes është dënuar edhe nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. 

“Sapo mendon që nuk mund të shkojnë më poshtë, të befasojnë sërish me rekordet e reja në inkurajimin e dhunës! Drejtësia e re duhet të tregojë se është e vendosur me dhunuesit e promovuesit e dhunës - sidomos këta që sistematikisht bullizojnë shoqërinë! Tirana nuk kthehet më pas!” - shkruajti Veliaj pak më parë në Twitter.