Mbeten në burg grabitësit e çiftit në Memaliaj

Mbeten në burg grabitësit e çiftit në Memaliaj

Njollat e gjakut në dyqanin ku u grabit çifti

Gjykata e Apelit në Gjirokastër ka lënë në burg pesë personat e arrestuar nga policia e Tepelenës si përgjegjës për grabitjen me armë dhe plagosjen e Mustafa Mustafait dhe gruas së tij, ngjarje e ndodhur më 22 janar të këtij viti në qytetin e Memaliajt.

Avokatët e pesë të pandehurve për këtë çështje kishin ankimuar në Gjykatën e Apelit vendimin e dhënë nga Shkalla e Parë e gjyqësorit ndaj Donaldo Nelaj personi kryesor në grabitjen me armë të 500 mijë lekëve Mustafa Mustafait si dhe ndaj Ilirjan Korbi, Dali Nelaj, Ari Isomati dhe Armando Cakaj.

Giykatësi Tomor Skreli pasi ka dëgjuar argumentet nga prokurori Gjon Fusha dhe pretendimeve të avokatëve të të arrestuarve të cilët kërkuan lirimin e tyre, vendosi lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë "arrest me burg".

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja