TIRANE- Italiani Stefano Bottura është shfajësuar në sallën e gjyqit,duke pohuar se transfertat e parave mund të kenë qenë një gabim njerëzor dhe se ai nuk ka pasur qëllim të kryejë marrjen e lekëve nga sistemi bankar. Gjatë dëshmisë së tij para gjykatë Bottura ka pretenduar se paratë mund të kenë kaluar në llogarinë e tij bankare për shkak të ndonjë gabimi teknik apo njerëzor.
Por në asnjë rast, ai tha se nuk kishte qëllim vjedhjen apo përfitimin me anë të mashtrimit, duke pretenduar se është përfaqësues i një kompanie të madhe suedeze në Shqipëri. Nisur nga kjo situatë ai ka kërkuar, që të lirohet nga qelia pasi nuk ka kryer asnjë krim, por kjo kërkesë u refuzua nga gjykata e cila vendosi të lerë në masën e sigurisë të “arrestit në burg” shtetasin italian, që tashmë edhe nga shteti i tij kërkohet pasi rezulton të jetë i dënuar me 8 vite e 11 muaj burg për mashtrime kompjuterike.
Si vidhte italiani
Stefano Bottura, një hakers italian që rezulton në këtë shtet i dënuar me 8 vite burg për mashtrim kompjuterik dhe falcifikim dokumentash, ka arritur të klonojë elektronikisht disa karta bankare, të cilat i përkisnin disa shtetasve të huaj, dhe pikërisht këto karta t’i mbingarkojë me shuma të konsiderueshme parash, duke i kthyer në debitore. Mësohet se Bottura dhe dyqanin “Evolveo” që zotëron në Tiranë, e ka për tregtimin e paisjeve elektronike, kamerave dhe sistemeve elektronike. Sipas burimeve të prokurorisë, italiani ka arritur të hapë një llogari bankare, ku prej saj ka kryer disa transferta parash, me kartat që dispononte.
Fiks nëpërmjet kësaj karte ai ka vijuar të kryejë disa transfera të tjera të cilat më pas ia faturote si debi bankare kartave të tjera të cilat ai i kishte klonuar, por këto karta rezultonin të ishin në emër të personave të tjerë të huaj. Shuma që prokuroria pretendon se i është vjedhur bankës është mbi 181 milion lekë, dhe se kjo shifër financiare është marrë nga italiani, ndërkohë që është shtuar si debi bankare tek emrat e personave që zotëronin më parë kartat e klonuara. Të gjitha këto transaksione janë kryer nëpërmjet aparatit POS dhe jo nga sportelet e bankave.
Vjedhja 181 milionë lekë
Banka e nivelit të dytë ka identifikuar rastin e mashtrimit kompjuterik, i cili ka krijuar një dëm të konsiderueshëm financiar në këtë bankë. Dyqani me emërtimin “Evolveo” i regjistruar në QKR si HRS Group, në datat 03-06 Tetor 2015, ka kryer transaksione në vlerën 73,605,000 lekë. Këto transaksione janë kryer në aparatin POS të po kësaj banke dhe janë kryer me 6 karta të ndryshme, të cilat janë lëshuar nga banka të ndryshme në shtete të ndryshme.Pasi ka kryer transaksionet, nëpërmjet një opsioni në POS, i cili quhet “Refund Option” ai ka kthyer në të njëjtat karta shuma më të mëdha se ato që ai ka procesuar në blerje fillimisht.
Totali i transaksioneve të kryera me opsionin refound është 91,760,000 lekë. Shuma e cila i merret bankës është 18,155,000 lekë. Ky lloj opsioni pavarësisht se debiton llogarinë e biznesit të tij, i cili është lidhur me POS, fondet i ka transferuar në llogaritë e kartave pra ato mund të merren me kartë, mund të transferohen nga llogaria e klientit ose të tërhiqen fizikisht. Aktualisht banka ka bllokuar më datë 06.10.2015 llogaritë e klientit HRS Group dhe duke ç’aktivizuar aparatin POS. Nëpërmjet postës elektronike banka i ka kërkuar biznesit që të dërgonte informacion lidhur me këto veprime si dhe dokumentacionin përkatës në lidhje më transaksionet.
Përgjigjia e biznesit HRS Group nga posta e tyre elektronike [email protected] ka qenë në anglisht dhe e pakuptueshme nga punonjësit e bankës. Gjatë vajtjes në ambjentet e biznesit punonjësit e bankës kanë konstatuar se ai ishte i mbyllur.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com