Mbetet stok në depo dridhi i fushave të Maliqit! Fermerët: Mund të kemi 800 ton grurë! Na bënë thirrje mbillni, punojmë kot

Depot e drithërave në fshatin Sheqeras kanë mbetur stok. Fermerët tregojnë se rreth 800 ton grurë dhe po aq misër kanë mbetur të patregtuara për shkak të importit, ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit nuk ka pasur as kërkesë sipas tyre. Ndërsa sa i takon tokave të mbjella, fermerët thonë se vitin e kaluar kanë mbjellë më shumë, të ndikuar edhe nga apeli që u bëri Ministria e Bujqësisë për përfitimin e subvencionit.

“Kjo situatë ka ardhur se qeveria merr diku jashtë në tregjet botërore. Këtu nuk jam vetëm unë, këtu në fshat mund të ketë rreth 8 mijë Kuntal”.

“Asnjë nuk ka shitur”.

“Plus edhe misër mund të ketë 7-8 mijë Kuntal”.

“Malli i importit po hynë këtu. Po hynë  me një çmim shumë më të lirë sesa e prodhojmë ne me koston tonë”.

“Ishte një çmim shumë shumë i leverdisshëm me 45 lekë për kg, dhe ne u detyruam shtuam sipërfaqen duke u bazuar edhe nga thirrja që bëri ministria në mars. Ku na bëri thirrje mbillni”.

“Neve gruri na ngeli spo na e merr njeri, misri po ashtu”.

Sipas fermerëve mbi 80% e prodhimit të tyre rrezikojnë ta hedhin. Të gjendur përballë kësaj situate, ata thonë se ndihen të detyruar që këtë vit të mbjellin më pak drithë për shkak të mungesës së tregut.

“Për këtë vit ka qenë jo pak, por shumë më e vështirë se vitet e tjera. Kemi mbjellë edhe 15 hektarë misër edhe e shikojmë që nga ajo që kemi mbjell të mirat e prodhimit i kemi marr shumë të mira, por shitja është shumë e dobët.”

“Ne po punojmë kot, nafta shumë e shtrenjtë, dapi dhe ureja e korrja shumë e shtrenjtë. Ç’të mbjell, të punoj kot. Të shlyej qerat e tokave.”

“Nuk ka interes fare, nuk është puna se nuk na i marrin. Ne rrijmë tërë ditën atje në këmbë a do vijë ndonjëri të shesim, edhe kur vjen ndonjëri lëshohemi të gjithë hajde te unë, hajde të unë. Duke ditur që qeveria na bëri thirrje mbillni grurë në mars”.

Fermerët bëjnë thirrje që shteti të ndërhyjë në rregullimin e tregut. Sipas të dhënave nga Drejtoria e bujqësisë në Bashkinë e Maliqit në të gjithë fushën e Maliqit korren rreth 14 mijë ton grurë dhe 15. mijë ton misër, prej të cilave më shumë se gjysma është e pa shitur.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mond: 30/01/2024 11:59

    Po eshte treg o Klodi, kushdo të jetë, edhe ti, do shkosh të blesh ku eshte më lirë, fermeri vitin e kaluar e shiti me 45-55 grurin por ai çmim iku, nuk do rrijë gjithmonë, sot që flasim eshte 30, prandaj shiteni dhe nxirrni mësim për vitin e ardhshëm kaq e thjeshte eshte. Bujku do të shesë shtrenjtë konsumatori do të blejë sa më lirë, dhe ekuilibrin e vendos tregu jo qeveria.

    Përgjigju
  • Klodi: 29/01/2024 15:27

    800 ton jane 27 kamione.Aq miell hyn cdo jave ne Shqiperi nga Serbia. Pse nuk behet nje investigim, pse serbet e shesin me lire miellin, pse po behemi te varur nga mielli serb dhe shteti nuk subvencionon bujkun shqiptar qe te prodhojme vete grurin e bukes?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës