Pas 6 ditësh, ka rënë intensiteti i 'resë' toksike në vendgrumbullimin e mbetjeve në Elbasan. Report TV sjell pamjet me dron nga landfilli, ku edhe pse flakët janë vënë nën kontroll, djegia e mbetjeve ka vijuar prej ditësh për shkak të grumbullit masiv të tyre, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës.
Aktualisht në terren janë 22 forca dhe 5 automjete zjarrfikëse që po punojnë për të normalizuar totalisht situatën. Ministria e Mbrojtjes tha se në terren janë edhe një grup ekspertësh për matjen e ndotjes së ajrit.
Banorët e fshatit Bradashesh, që jetojnë pranë vendgrumbullimit, kanë shprehur më herët për Report TV shqetësimin se shëndeti i tyre është i rrezikuar për shkak të ajrit të ndotur.
Dy ditë më parë, një grup i specializuar nga Co-PLAN dhe Milieukontakt monitoruan situatën në terren dhe vlerësuan ndikimet e zjarrit në cilësinë e ajrit.
Përqendrimet e ndotësve të ajrit të regjistruara vetëm pak orë pas shpërthimit të zjarrit rezultuan mbi normat e pranuara nga BE dhe me pasoja serioze për qytetarët. Siç thonë ekspertët, në mjedis, një ditë pas zjarrit niveli i dioksidit të karbonit (CO₂) ishte rreth 521 – 794 ppm.
Në ajër u gjet gjithashtu një nivel i lartë metani, 3-4 fish më lart se normalja, që sipas ekspertëve përbën rrezik potencial për shpërthime dhe ul nivelin e oksigjenit në nevojshëm për frymëmarrje.
Xh.D/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Dhjetor, 14:09
Si ka qenë 2025-a për ju?
-
Vit i mirë
43.2%
-
Vit i keq
28.9%
-
Njësoj
27.9%
Vota total: 287
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
UGSH Elbasan ndan Çmimet Vjetore të Gazetarisë në një ceremoni solemne, Ronaldo Gjoshi shpallet 'Gazetari i Vitit 2025'
28 Dhjetor, 16:44
-
Aksident në Elbasan, 37-vjeçari me motor përplaset nga kamioni, ndërron jetë në spital
28 Dhjetor, 12:11
-
Tregu i ri i fruta-perimeve në Elbasan, kryeministri Rama: Hapësira moderne e funksionale
27 Dhjetor, 16:31
-
Mbillen fidanë të rinj në Parkun Kombëtar të Shebenikut (VIDEO)
27 Dhjetor, 13:56
-
Prrenjas/ Ndihmuan 31-vjeçarin nga Turqia të kalonte ilegalisht kufirin, 3 të arrestuar
26 Dhjetor, 14:22
-
Elbasan/ Besimtarët katolikë kremtojnë festën e Krishtlindjes, qindra të pranishëm
25 Dhjetor, 11:01
-
Prag Krishtlindjesh, 'paralizohet' kryeqyteti, radhë kilometrike edhe në autostradën Tiranë–Elbasan (PAMJE ME DRON)
24 Dhjetor, 18:21
-
Bashkitë Durrës e Elbasan miratojnë buxhetet për vitin 2026! Qyteti bregdetar fokusohet te arsimi dhe infrastruktura rrugore
24 Dhjetor, 18:13
-
Kurum Internation investon 150 milionë euro për prodhim çeliku të gjelbër
23 Dhjetor, 16:19
-
Elbasan/ I riu zbukuron makinën me drita festive dhe tërheq vëmendjen e qytetarëve (VIDEO)
21 Dhjetor, 23:11
-
65 hektarë të shkrumbuara plotësisht nga zjarret në Fushë Arrëz, nis aksioni për mbjelljen e pemëve në zonat e shkatërruara
21 Dhjetor, 16:45
-
Elbasan/ Aksident në Bradashesh, 2 makina përplasen me njëra-tjetrën, 1 i plagosur (VIDEO)
20 Dhjetor, 20:42