Mbetjet urbane/ Inxhinieri për Report Tv: Lumi i Tiranës i vdekur, peshku i infektuar në Ishëm! Banorët: Ikim me vrap nga plehrat

TIRANE-Report Tv vijon që të ndjekë problemin e krijuar nga mbetjet urbane në lumenjtë e vendit. Sot gazetari i Report Tv Arsen Rusta ishte te ish-Fusha e Aviacionit, ku mbetjet kanë pushtuar lumin e Tiranës. Situata është dramatike, landfill i hapur në natyrë, 'bombë ekologjike', një kërcënim real për qytetarët, ndërsa institucionet ende nuk i kanë 'parë'. Inxhinieri i mjedisit, pedagogu Lulzim Bauman në një prononcim për Report Tv u shpreh se deri në derdhjen në Adriatik janë mbi 100 pika të nxehta, që kërkojnë ndërhyrje urgjente.

"Nga Shkoza dhe Lanabregasi është katastrofa mjedisore. Janë mbetje urbane, shtëpiake, por edhe industriale. Këtu kemi mungesë koshash. Kemi pika prej 16 vitesh, si në Valias, 4 metra. Më parë ishte djegur. Ajo është skandaloze për mjedisin. Plastika do 500 vite që të riciklohet. Ky është një lum i vdekur, në këtë lloj lumi nuk jeton asnjë lloj organizimi. Niveli i metalit është shumë lart. Kadiumi që është shumë i rrezikshëm, në këtë lum është 104 herë më shumë se normat.

Ky i ngordh gjallesat dhe njerëzit. Edhe baseni i Ishmit, që shkon në grykëderdhje, aty ka njerëz që gjuajnë për peshk. Mendimi im është që shteti nuk duhet ti lejojë njerëzit që gjuajnë peshk, se është i infektuar. Kadiumi është metal që vjen nga industritë e riciklimit. Kjo është bombë ekologjike. Landfilli pastrohet për dy ditë. Baseni i Ishmit do të paktën një vit" tha ai.

Banorët e zonës kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për të larguar plehrat. "Institucionet të marrin masa sa më shumë". Një tjetër banore, me fëmijën e vogël duke u kthyer për në banesë, u shpreh se ikin me vrap në këtë pjesë për shkak të plehrave dhe erës së rëndë. "Ka mbi një vit që kalojmë me vrap këtu, kur ishim në shtëpi dezinfektojmë dhe heqim rrobat. Këtu kalojmë të paktën një herë në ditë". Një apel për institucionet e kishin edhe fëmijët. "Plehrat të zhduken menjëherë". Në vend që të ishte një hapësirë për të luajtur fëmijët, në zonën e mbushur me plehra kullosin lopët.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Çeçenia qeneria: 04/06/2020 07:12

    O kafshet me bisht te Saliut. Çeçena te degjeneruar

    Përgjigju
  • Staplerfahrer: 04/06/2020 01:07

    Eh more Enver ku e le kete pis milet

    Përgjigju
  • Darvini: 03/06/2020 23:35

    Ja edhe 'majmunet'kur nuk ka shtet..kthehen ne identitet..!Po plerhat e berdhokun kush e hedh?!..sa kane denocuar banoret?!..

    Përgjigju
  • Albini: 03/06/2020 16:12

    Mos hidhni plehrat ne lume mor ndyresira....

    Përgjigju
  • Emi: 03/06/2020 14:45

    Lavdi demokracis

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja