Pushuesit e parë kanë ardhur por Shëngjini ende nuk është gati për nisjen e sezonit turistik. Përveç mbeturinave në rërë që bashkia premton se bregdeti do pastrohet javën tjetër, hoteleri turizmi po vuan mungesën e punëtorëve.

Qyteti turistik nuk është ende gati për sezonin, edhe pse jemi në gjysmën e dytë të majit. Pushuesit thonë se duhet të ishin marrë masat më herët për pastrimin e bregdetit dhe vendosjen e çadrave.

“Mbeturinat  shishet plastikën nuk lejohet. Kjo është diçka që ta vret syrin. Një mungesë është  kjo pistë që po shihni këtu , rëna duhet punuar pastruar. Ka ende probleme të vogla por fillimi është por duhet të rregullohen këto”, u shpreh një pushues.

Pritshmëritë për këtë sezon janë mjaft të larta, por problem për menaxherët e hoteleve e restoranteve mbetet mungesa e krahut të punës. Në këto kushte i kanë kthyer sytë tek punonjësit e huaj, por po hasin vështirësi në plotësimin e dokumentacionit.

“Presim një punë të mirë mund të themi prenotimet deri tani janë mesë të mjaftueshme pothuajse gjysmën  e strukturës e kemi të rezervuar qershor korrik gusht  edhe fillimin e shtatorit. Maj prill ka ndikuar shumë faktor qoftë edhe votimet qoftë edhe koha domethënë në këtë moment që  flasim ne pothuajse jemi zero me punën. Këtu ngelet problem kryesor puna e stafit mundohemi ti marrim  punëtorë të huaj por procedurat janë shume afatgjate Momentalisht kemi çerekun e stafit që na duhet jemi Akoma në kërkim” tha Dritan Kondakçiu, operator turistik.

Përmes një bisede telefonike nënkryetari i Bashkisë Lezhë Ermal Pacaj, bën me dije se ka nisur puna për sistemimin e zonës turistike dhe fundjavën e ardhshme bregdeti do të jetë gati, ku do të bëhet edhe ceremonia zyrtare e çeljes së sezonit