
Forcat pushtuese sollën më shumë se 100,000 fëmijë ukrainas në Rusi nga rajonet Donetsk dhe Lugansk për "trajtim mjekësor". Kjo është raportuar nga Qendra Kombëtare e Rezistencës së Ukrainës. Sipas raportit, Federata Ruse ka ndarë 1.4 miliardë rubla (17 milionë dollarë) për të ashtuquajturin "program i ekzaminimit mjekësor". Që nga fillimi i vitit 2023, 75,000 fëmijë në Donetsk i janë nënshtruar ekzaminimeve mjekësore, nga të cilët 39,000 kanë marrë një "recetë për trajtim" në Rusi.
“Patologjitë u zbuluan në 66,000 nga 94,000 fëmijët e ekzaminuar në Lugansk”, shkroi Qendra.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Forcat ruse i presin kokën një të burgosuri ukrainas, Zelensky: Tregon kush është Moska! 100 mijë fëmijë dërgohen në Rusi për trajtim mjekësor










