Kryeministri Edi Rama ka publikuar grafikun e personave që janë të detyruar të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore pasi kanë ardhur nga Italia. Në lidhje me zbatimin e vetizolimit, policia e shtetit kanë nisur kontrollet dhe informimin me sms të tyre, dhe vetëm në 24 orët e fundit janë kapur vetëm 22 persona që kanë shkelur këtë urdhër në të gjithë vendin.

Gjithësej kanë ardhur 117, 711 persona nga zonat e prekura dhe personat që e kanë shkelur urdhrin e karantinës janë 243 gjithësej në të gjithë vendin. Ulja e numrit të qytetarëve që dalin nga karantina po ulet çdo ditë dhe ky është një lajm pozitiv ku njerëzit po fillojnë të ndërgjegjësohen për rrezikun që u paraqitet nga pandemia e koronavirusit. Sipas grafikut numrin më të lartë të shkejve e mban Tirana.

Në dy grafikë informacion mbi situatën me vetëkarantinimin. Sot vetëm 22 shkelje në gjithë territorin e republikës së Shqipëri! fantastike! Shumë mirënjohje të gjithë motrave e vëllezërve të ardhur nga Italia dhe të gjithë atyre që janë këshilluar me vetëkarantim. Shkeljet totale nga fillimi i kontrolleve intensive dhe matjeve në regjistrin digjital janë përsëri shumë pak! mirënjohje dhe sa më shumë durim të gjithëve”, shkruan Rama.