Mbi 135 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Mbi 135 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Numri i personave që janë shëruar pas infektimit me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 135 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit "Worldometers", e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, 135.112.056 persona në botë janë shëruar pas infektimit me COVID-19.

Tri vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë në të njëjtën kohë janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona.

Numri më i madh i personave të shëruar është regjistruar në SHBA (26.324.757), Indi (17.930.960) dhe Brazil (13.640.478).

Më pas radhiten Turqia (4.662.328), Rusia (4.488.615), Britania e Madhe (4.241.192), Italia (3.572.713), Spanja (3.248.010), Gjermania (3.147.100), Kolumbia (2.788.751), Argjentina (2.777.902) dhe Polonia (2.563.079).

Ndërkohë në të gjithë botën ende janë në trajtim 19.238.260 persona.

Që nga shfaqja për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019, koronavirusi është përhapur në mbarë botën duke infektuar 157.636.813 persona dhe duke shkaktuar 3.286.497 të vdekur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë