Mbi 162 milionë euro nga BE për Serbinë, Varhelyi: Kemi plan të ri për Ballkanin Perëndimor

Mbi 162 milionë euro nga BE për Serbinë, Varhelyi: Kemi plan të ri për Ballkanin Perëndimor

1684948963_olivrvrhelyi.JPG

Në Beograd sot është nënshkruar paketën e re vjetore të ndihmës së para-anëtarësimit të Bashkimit Europian për Serbinë (IPA) në vlerë 162.2 milionë euro.

Komisioneri Europian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, në një video-mesazh të publikuar para nënshkrimit të marrëveshjes, tha se BE-ja është investitori dhe partneri tregtar më i madh i Serbisë dhe se është e gatshme të vazhdojë të investojë në partneritet dhe bashkëpunim.

“Serbia bëri një zgjedhje strategjike për të qenë pjesë e aleancës së vendeve të forta dhe të begata. BE bëri një zgjedhje strategjike kur filloi procesin e negociatave me Serbinë. Ato negociata do të çojnë në anëtarësimin e plotë të Serbisë në BE dhe unë jam plotësisht i përkushtuar për ta realizuar atë”, tha komisioneri europin.

Zgjerimi i BE-së është në krye të agjendës së BE-së, tha Varheji dhe shtoi se liderët e BE-së i kanë ngarkuar Komisionit Europian përshpejtimin e procesit të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor.

Varhelyi tha se BE-ja tani po punon për një plan të ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor në mënyrë që të përshpejtojë integrimin e tij në BE.

“Qëllimi është forcimi i konvergjencës ekonomike dhe sociale bazuar në katër shtylla – përshpejtimi i integrimit të tregut të Ballkanit Perëndimor në tregun e përbashkët të BE-së përpara anëtarësimit, forcimi i integrimit ekonomik rajonal, zbatimi dhe përshpejtimi i plotë i reformave dhe rritja e fondeve të para-anëtarësimit”.


Lajmi kryesor:

Komandanti i KFOR: Ditën e protestës shpëtuam 15 policë të Kosovës nga turma serbe


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Atentati me 3 të vrarë në Memaliaj, saga e krimeve që pasoi ekzekutimin e Aleksandër Sadikajt e Edmond Papës në 2022

Atentati me 3 të vrarë në Memaliaj, saga e krimeve që pasoi ekzekutimin e Aleksandër Sadikajt e Edmond Papës në 2022