Mbi 2 mijë turistë vendas e të huaj frekuentuan Sazanin dhe Karaburunin vetëm në shtator

Mbi 2 mijë turistë vendas e të huaj frekuentuan Sazanin dhe Karaburunin vetëm në shtator

Anijet turistike vazhdojnë udhëtimet nga porti i Vlorës drejt Karaburunit dhe Sazanit edhe gjatë muajit shtator.

Porti i Vlorës bën të ditur për ATSH-në se vetëm gjatë muajit shtator mbi 2 mijë turistë vendas e të huaj kanë frekuentuar anijet turistike.

Turistët e huaj kanë ardhur nga vende të ndryshme të botës si Holanda, Finlanda, Suedia, Gjermania, Kanadaja, Polonia, Italia, Amerika, Hungaria, etj.

“Pavarësisht motit jo të qëndrueshëm turistët kanë frekuentuar anijet turistike edhe gjatë muajit shtator”, – nënvizon porti.

Gjatë periudhës janar-gusht të këtij vitit ka pasur një rritje të fluksit të turistëve si nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por edhe të turistëve të huaj, të cilët kanë udhëtuar me 13 anije turistike drejt ishullit të Sazanit dhe Karaburunit duke e çuar në 37 mijë numrin e tyre.

Sazani dhe Karaburuni janë kthyer në një nga destinacionet më të preferuara për vizitorët vendas dhe të huaj.I shpallur në vitin 2010 Park Kombëtar Detar, Karaburun-Sazani është i vetmi park detar kombëtar i Shqipërisë. ATSH

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)