Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer 2,038 vaksinime anti COVID, ndërsa gjithsej që nga fillimi i fushatës "Shqipëria Buzëqesh" është arritur shifra e 798,624 të vaksinuarve.
Të dhënat e fundit nga ministria e Shëndetësisë tregojnë se pandemia po largohet të paktën përkohësisht. Në javën e parë të qershorit nuk u shënua asnjë viktimë nga COVID në vendin tonë.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit vetëm 5 persona rezultuan pozitiv ndërsa dje vetëm 2. Edhe spitalet COVID duket po boshatisen. Aktualisht po marrin trajtim spitalor vetëm 28 pacientë, nga të cilët 5 janë në terapi intensive. Pak ditë më parë spitali Shefqet Ndroqi iu kthye funksionit të tij para pandemisë për shkak të numrit të ulët të pacintëve që kërkojnë trajtim nga COVID.
Në një intervistë për Report Tv edhe epidemiologu Ilir Alimehmeti tha se situata me pandeminë e koronavirusit në vend është përmirësuar ndjeshëm e duket se do të kemi jo vetëm një verë të qetë por edhe vjeshta që vjen nuk pritet të sjellë rritje drastike infeksionesh. Sipas epidemiologut, falë numrit të të vaksinuarve dhe të atyre që tashmë e kanë kaluar COVID, kjo vjeshtë nuk do të jetë aspak e ngjashme me atë të një viti më parë.
Java e parë e Qershorit ka regjistruar numrin të ulet të totalit të infektimeve ditore që prej fillimit të pandemisë dhe krahasuar dhe me të njëjtën periudhë të vitit 2020. E shtuna ka regjistruar dhe numrin me të ulet të infektimeve ditore me 2 raste, e cila nuk ishte hasur që në 18 Maj të 2020, kur është shënuar i njëjti numër rastesh të reja të të infektuarve.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.7%
-
Të gabuar
81.9%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3686
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Komisioni Evropian kritikohet për jotransparencë në marrëveshjet për vaksinat
17 Korrik, 11:36
-
OBSH rekomandon që vaksina e COVID të injektohet çdo vit, studimi i ISHP: Krijohet mbrojtje
12 Nëntor 2023, 16:32
-
Çmimi Nobel në Mjekësi, shpallen fitues shkencëtarët që zbuluan vaksinat kundër COVID-19
2 Tetor 2023, 12:12
-
Zbardhet vendimi/ 2-8 vite burg kush përhap infeksione pa e ditur, Gjykata Kushtetuese rrëzon ndryshimet në Kodin Penal, ndëshkim vetëm për përhapësit e sëmundjeve me dashje
18 Janar 2023, 21:35
-
Ministrja e Shëndetësisë: Kardiologjia nuk është ndërprerë për rastet emergjente! Nga shkurti, fisha diabeti falas për mbi 65-vjeçarët
10 Janar 2023, 11:17
-
Komiteti i Ekspertëve nuk vendos testin për pasagjerët nga Kina: Sugjerojmë doza të treta dhe të katërta të vaksinës kundër COVID-19
30 Dhjetor 2022, 16:08
-
1 humbje jete dhe 23 raste të reja! Situata Covid-19 në vend gjatë 24 orëve të fundit
23 Dhjetor 2022, 20:40
-
Një humbje jete nga covid dhe tre raste të reja brenda 24 orëve të fundit
19 Dhjetor 2022, 19:56
-
Marrëveshja me Pfizer për 700 000 doza vaksina të rialokuara, Alibeaj skeptik: Pse duhet me urgjencë, është kërkesë e Pfizerit, jo e jona
5 Dhjetor 2022, 15:21
-
17 raste të reja me Covid në të gjithë vendin! Asnjë humbje jete dhe 7 të shëruar brenda 24 orëve të fundit
4 Dhjetor 2022, 17:58
-
Ekonomia e shqiptare, 'Moody-s': Me perspektivë të qëndrueshme! Ulja e borxhit, klima e biznesit me ecuri pozitive! Rrezik, importi i energjisë dhe PPP-të
1 Dhjetor 2022, 19:15
-
17 raste të reja nga 395 testime të kryera në vend! Asnjë humbje jete dhe 6 të shëruar në 24 orët e fundit
1 Dhjetor 2022, 18:26