‘Mbi 20 avokatë kanë humbur jetën nga COVID’, Vishaj: Manastirliu të hartojë plan emergjence për vaksinimin e njerëzve të drejtësisë

Sot ka nisur vaksinimi masiv anti-COVID në të gjithë vendin për të moshuarit. Duke nisur nga vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve, avokati Saimir Vishaj tha në një intervistë për Report Tv se qeveria duhet të hartojë një plan emergjent për vaksinimin anti-COVID Të njerëzve në sistemin e drejtësisë.

Vishaj theksoi se njerëzit e sistemit të drejtësisë janë shumë të rrezikuar, ndërkohë që sipas tij ka një përgjumje të ministres së Drejtësisë, lidhur me këtë proces. Po ashtu Vishaj tha se mbi 20 avokatë kanë humbur jetën për shkak të COVID.

‘Ne ndihemi shumë të rrezikuar. Shumë gjyqtarë, prokurorë, avokatë, të paraburgosur dhe të paraburgosur, kanë vuajtur nga COVID-19. Kjo shtresë është shumë e prekur dhe i bëj thirrje Manastirliut të hartojë një plan emergjence vaksinimi, për avokatët, gjyqtarët, prokurorët, të paraburgosurit të burgosurit

Mbi 20 avokatë kanë humbur jetën për shkak të COVID. Kemi edhe gjyqtarë dhe prokurorë të prekur nga ky virus. Po ashtu kemi edhe shumë të burgosur dhe të paraburgosur, mbi 100 që janë infektuar dhe që ka pasur edhe nga ato që kanë ndërruar jetë. Nëse kanë mbërritur vaksinat, rëndësi ka të mbrohet shëndeti i njerëzve të drejtësisë.

Mund të jenë dikur deri tek 5000 persona, që duhet të vaksinohen. Qeveria duhet të interesohej, shikoj një përgjumje të ministrisë së Drejtësisë. Ne po vuajmë pasi në një seancë gjyqësore, 50-70 veta në një ambient të vogël është shumë e rrezikshme. Ne të futemi emergjencë.’- tha Vishaj.

Kujtojmë se ditën e sotme ka nisur vaksinimi masiv i popullsisë, ku në Sheshin "Skënderbej" janë ngritur dhe bërë gati dy çadra të mëdha ku secili ka nga 10 pika ku do të kryhet vaksina kineze 'Sinovac'. 

Vaksinimi në sheshin "Skënderbej" nisi paralel me atë që vijon që prej javësh në stadiumin "Air Albania" dhe qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.Vaksimi masiv ka nisur edhe në Lushnje, Fier, Korçë, Gjirokastër, Librazhd etj.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hanes: 29/03/2021 05:25

    Juve tu besh ate vaksinen tjeter.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja, Presidenti e kryeministri urojnë besimtarët katolikë, Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit!

Krishtlindja, Presidenti e kryeministri urojnë besimtarët katolikë, Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit!