Mbi 21 mijë gjoba për një javë, policia bën bilancin: U pezulluan 156 leje drejtimi! 40 shoferë të arrestuar

Drejtoria e Policisë Rrugore ka publikuar bilancin e masave administrative, procedimeve por edhe arrestimeve të javës që lamë pas, ndaj shoferëve që kanë kryer shkelje të Kodit Rrugor.

Sipas policisë, janë vendosur 21 593 gjoba gjatë javës që lamë pas në të gjithë vendin. 

Blutë sqarojnë se janë pezulluar 156 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur, janë arrestuar 40 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.

Bilanci javor i Drejtorisë së Policisë Rrugore: 

-21 593 masa administrative

- 6123 për shpejtësi tej normave të lejuara

- 1345 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit

- 1226 për mospërdorim të rripit të sigurimit

- 2105 për parakalime të gabuara

- 290 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse

- 111 për manovra të rrezikshme në rrugë

- 229 për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit

- 9054 për parkim të gabuar

- 1110 për shkelje të tjera

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • eni: 27/07/2024 15:46

    po mbusheni mire o shtet mbusheni mire makina ne parking ne durres pa levizur gjoba del ne fier 4000 lek kot fare te paguash gjoben e tjetrit kot kjo eshte policia e shteti shqiptar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore