Mbi 300 mijë pelegrinë në malin e Tomorit, u matet temperatura dhe dezinfektohen! Samarxhi: Vetë natyra e ritit fetar lejon distancimin (VIDEO)

BERAT- Mijëra qytetarë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga shtete të ndryshme të botës bëhen pjesë e Pelegrinazhit në Malin e Shenjtë të Tomorit në Berat.

Festa e Shenjtë e Bektashinjve organizohet ka filluar që me datë 20 gusht dhe do të vazhdojë deri më 25 gusht, ndërsa dita kulminante e këtij Pelegrinazhi është në datat 22 dhe 23 gusht. Çdo vit në Teqenë e Kulmakut ka pasur rreth 400 mijë pelegrinë nga e gjithë Shqipëria, Diaspora e bota. Por këtë vit si pasojë e situatës së epidemisë së koronavirusit mësohet se do të jenë deri në 200-300 mijë pelegrinë.

Gazetari i mirënjohur Ferdinand Samarxhi informoi për Report TV se për mënyrën sesi zhvillohen ritet për këtë festë ku njerëzit mblidhen të veçuar në natyrë duke shmangur afrimin fizik dhe social, është bërë i mundur kontrolli shëndetësor në hyrje të vendit të shenjtë, ku qytetarëve i matet temperature dhe ata kalojnë nëpërmjet një tuneli dezinfektimi.

"Riti nuk ndikohet nga pandemia se njerëzit vijnë në mal, i drejtohen Zotit, blatohen me perënditë, marrin kurbanit, shkojnë në një korie, pranë lumit apo përroi. Pra këtu është vetë natyra e riti e distancuar dhe prandaj dhe të gjitha kushtet që janë mirë-organizuar nga bashkitë dhe policia janë për t'u lavdëruar. Që kur hyn në mal të Tomorit ndeshet me masa të rrepta sigurie, ku ço njeriu i matet temperatura, kalon në tunelin e dezinfektimit. Në ditët në vijim mund të ketë një fluks më të madh", tha Samarxhi

Teqeja e Kulmakut është përgatitur dhe ka hapur dyert disa ditë më parë për të pritur pelegrinët që do të bëhen pjesë e kësaj feste si dhe janë të gjitha marrë masat që në malin e Tomorit të mos mungojnë çadrat për pelegrinët, tualete, ndriçimi dhe uji i pijshëm.

 Gjatë 5-ditëve të pelegrinazhit, në Teqenë e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut kryhen ritet fetare të festës, ku çdo pelegrin falet për shëndet, mirësi e paqe në familjet e tyre. Të gjithë besimtarët dhe pelegrinët që i bashkohen kësaj feste të shenjtë,në shenjë mirësie bëjnë kurban një qengj për veten dhe familjen. Besimtarët ngrenë çadrat e tyre në këtë vend të shenjtë duke kryer jo vetëm kurbanin e festës,por duke ngjitur me këmbë edhe majën e Malit të Tomorit, i cili ndodhet 2417 metra mbi nivelin e detit. Ditët e pelegrinazhit në Malin e Tomorit përfundojnë në 25 Gusht.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arti: 21/08/2020 19:31

    Medemek fikim muziken ne Vlore e Sarande se mblidhen njerez e perhapet Covid -19 dhe bejme kete festen e famshme ku as uje e banja nuk ka dhe njerezit dh.... ne pyll .Kjo festa behet cdo vit per te mbledhur leke Baba Mondi e Zalo Qato qe i japin vota dhe pjesen Ilir Metes. Edhe ule cike steken o Samarxhi se maksimumi 30-40 mije vete vijne e ty te duken 400 mije.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët