Mbi 4 milionë viktima nga COVID-19 në botë, vendet e Amerikës Latine me nivelin më të lartë të vdekjeve

Foto ilustruese

Numri i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi në mbarë botën, kaloi shifrën e zymtë te 4 milion qytetarëve, ndërsa shumë vende ende po përpiqen që të sigurojnë vaksina të mjaftueshme për të imunizuar popullatat e tyre.

Ndërsa numri i rasteve dhe vdekjeve të reja është zvogëluar në vende si Shtetet e Bashkuara dhe Britani, në disa vende kanë mungesa të vaksinave pasi varianti Delta bëhet lloji dominues i virusit në të gjithë botën.

Sipas një analize të publikuara nga agjencia e lajmeve Reuters, u desh mbi një vit që numri i të vdekurve nga COVID-19 të arrinte në 2 milionë njerëz, ndërsa 2 milionë vdekjet pasuese u regjistruan në vetëm 166 ditë.

Shtetet e Bashkuara, Brazili, India, Rusia dhe Meksika - kanë rreth 50% të të gjitha vdekjeve në botë, ndërsa Peruja, Hungaria, Bosnja, Republika Çeke dhe Gjibraltari kanë nivelin më të lartë të vdekjeve për nga numri i popullsisë.

Vendet në Amerikën Latine po përballen me shpërthimin më të keq që nga marsi, me 43 nga çdo 100 infeksione në botë që po raportohen në këtë rajon. Nëntë vendet kryesore që raportuan më shumë vdekje për frymë gjatë javës së fundit ishin të gjitha në Amerikën Latine.

Ndërkohë që vendet e varfëra kanë vështirësi të vaksinojnë popullatën e tyre për shkak të mungesës së vaksinave, vendeve më të pasura u është kërkuar që të dhurojnë më shumë furnizime për të kontrolluar pandeminë.

Grupi i Shtatë vendeve më të industrializuara të botës (G7) u zotua të sigurojë 1 miliard doza vaksinash COVID-19 për të ndihmuar vendet e varfëra të vaksinojnë popullsinë e tyre.

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja me SHBA-të, sipas jush a duhet ta përjashtojë Basha nga grupi i PD-së Sali Berishën?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Ylli i futbollit, Michael Ballack humb tragjikisht të birin në moshën 18-vjeçare