Mbi 43 mijë doza të Pfizer mbërrijnë në Rinas! Rama: Vaksinohuni! Soreca: BE do vijojë të mbështesë planin e vaksinimit në Shqipëri! Lufta ndaj COVID s'ka marrë fund

Mbi 43 mijë doza të Pfizer mbërrijnë në Rinas! Rama: Vaksinohuni! Soreca: BE do vijojë të mbështesë planin e vaksinimit në Shqipëri! Lufta ndaj COVID s'ka marrë fund

Vaksinat e mbërritura

43,512 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në aeroportin “Nënë Tereza”. Në total numri i vaksinave që kanë mbërritur në vendin tonë ka shkuar në 1,899,172. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama i cili u bën thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë muajin e hapur të vaksinimit për t'u vaksinuar.

43,512 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1,899,172 numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri. Shfrytëzojeni muajin e hapur të vaksinimit masiv”, thotë Rama.

Deri në fund të gushtit në vendin tonë kanë ardhur 150 mijë doza të Pfizer nga Bashkimi Evropian dhe Austria, bën me dije ambasadori i BE Luigi Soreca. Përmes një postimi në rrjete sociale Soreca shkruan se BE do të vazhdojë të mbështesë planin e vaksinimit në vendin tonë, ndërsa apelon qytetarët që të bëjnë vaksinën pasi lufta me COVID ende s'ka marrë fund.

Që pas shfaqjes së variantit Delta janë rritur ndjeshëm shifrat e COVID në vendin tonë. Në 24 orët e fundit në vend, si rezultat i 4262 testimeve janë konfirmuar me COVID, 534 qytetarë, teksa fatkeqësisht është regjistruar një humbje jete. Viktima është një 65- vjeçar nga Vlora, e ndërsa Tirana vijon të jetë qyteti me më shumë raste në 24 orët e fundit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:49
Soreca: Deri në fund të gushtit 150 mijë doza të vaksinës Pfizer në Shqipëri, nga BE e Austria! Bëni vaksinën, shpëtoni një jetë

Deri në fund të gushtit në vendin tonë kanë ardhur 150 mijë doza të vaksinës Pfizer nga Bashkimi Evropian dhe Austria. Përmes një postimi në rrjete sociale ambasadori i BE Luigi Soreca shkruan se BE do të vazhdojë të mbështesë planin e vaksinimit në vendin tonë, ndërsa apelon qytetarët që të bëjnë vaksinën.

“150 000 doza të Pfizer në Shqipëri deri në fund të gushtit. Krenar që Bashkimi Evropian dhe Austria ishte në gjendje të respektonin planifikimin origjinal të dorëzimit. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë planin e vaksinimit të Shqipërisë. Lufta kundër COVID19 nuk ka përfunduar. Bëni vaksinat, ata shpëtojnë jetë”, shkruan Soreca.

“Sot Shqipëria mori pjesën e fundit të dozave të financuara nga BE-ja BioNTech/Pfizer nga #Austria dhe të shpërndara çdo javë për të rritur planin e vaksinimit të vendit. 150 mijë vaksina për qytetarët”, thuhet në postim të BE.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës