Fundjava e fundit e muajit korrik ka shënuar fluksin më të lartë të hyrjeve të qytetarëve të Kosovës përmes Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, krahasuar me fundjavat e muajve qershor dhe korrik.

Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Emigracionin, në Stacionin e Policisë Kufitare Morinë, për periudhën nga data 25 korrik 2026, ora 05:00, deri më 26 korrik 2026, ora 08:30, janë regjistruar 45,518 shtetas të Kosovës që kanë hyrë në territorin shqiptar me 12,790 automjete.

Autoritetet kufitare e lidhin këtë rritje të ndjeshme të lëvizjeve me afrimin e muajit gusht, periudhë kur nis pjesa më e madhe e pushimeve vjetore. Një ndikim të rëndësishëm ka edhe ardhja e diasporës kosovare në vendlindje, e cila tradicionalisht zgjedh të kalojë një pjesë të pushimeve verore në bregdetin shqiptar, por edhe në destinacionet turistike malore të vendit.

Fluksi i lartë në Morinë pritet të vijojë edhe gjatë javëve në vazhdim, ndërsa strukturat e Policisë Kufitare te Morinit mbeten të angazhuara për të përballuar rritjen e lëvizjes së udhëtarëve dhe automjeteve gjatë sezonit turistik me funksionimin e te gjitha sporteleve si me zbatimin e marreveshjes pa kontolle per mjetet me targa te Kosoves dhe Shqiperise ndersa per ato te huaja me proçedure te pershpejtuar.

Në stacionin e Policisë Kufitare Morinë/Kukës për datën 25.07.2026 ora 05.00 deri në datën 26.07.2026 orën 08.30, raportohet dinamika si më poshtë vijonë.

Hyrje shtetas 45,518.
Hyrje automjete 12,790.