Mbi 5.000 të punësuar, si po e frenon kompania shqiptare ‘shtegtimin e trurit’ jashtë vendit

Mbi 5.000 të punësuar, si po e frenon kompania shqiptare ‘shtegtimin e trurit’ jashtë vendit

Jo të gjitha kompanitë në Shqipëri kanë privilegjin që të mund ta kenë të shtrirë aktivitetin e tyre në të gjithë sektorët më jetikë të ekonomisë së vendit dhe më gjerë. Për këtë arsye, punonjësit e tyre fatkeqësisht e kanë të pamundur që të rriten profesionalisht dhe të mendojnë dhe veprojnë globalisht.

Ndërkohë që tendenca në vend është e tillë që njerëzit e kualifikuar duan të largohen për një të ardhme më të mirë jashtë vendit, ka një biznes shqiptar që nëpërmjet politikave dhe hapave të ndërmarrë është përpjekur të kontribuojë për t’i mbajtur në vend profesionistët, duke i kthyer shpresën dhe dëshirën që ta ndërtojnë të ardhmen në vendlindje.

Grupi Balfin, po jep kontributin e tij për ti dhënë zgjidhje dy problemeve të mësipërme. Aktivitetet këtij grupi janë të shumëllojshme dhe variojnë që nga qendrat tregtare, sektori i shitjes së mallrave me pakicë, logjistika, e deri tek industria minerare, sektori bankar, ai i ndërtimit dhe i resorteve turistike, duke bërë që grupi të jetë një punëdhënës i madh dhe të menaxhojë një organikë të pasur dhe me resurse njerëzore nga më të larmishmet. Ky diversitet krijon një mundësi unike për çdo punonjës që t’i shpalosë aftësitë dhe të tregojë potencialin në fusha nga më të ndryshmet. Vërtet çdo kompani e grupit operon në një treg pune të veçantë, por nëpërmjet Balfin të gjitha subjektet përkatëse që funksionojnë nën ombrellën e tij kanë një ndërlidhje dhe sinergji perfekte. Falë këtij komunikimi të përsosur jepet edhe mundësia për punonjësit që të kalojnë nga njëri sektor në tjetrin, nga njëra eksperiencë në tjetrën, por duke mbetur gjithnjë në të njëjtën korporatë mëmë. Ky proces lehtëson integrimin e punonjësve, por gjithashtu vlerëson përkushtimin dhe shërbimin e tyre  në punë, duke i njohur vjetërsinë në punë në nivel grupi.

Në bazë të kësaj politike të gjithë punonjësit e Grupit Balfin mund të rriten profesionalisht në një kompani të caktuar dhe më pas të bëjnë hovin e madh cilësor përpara në një kompani tjetër po brenda grupit.

“Kjo është një strategji që ne e nxisim në grupin tonë pasi nëpërmjet këtyre lëvizjeve promovuese ne tejçojmë përmes njerëzve, eksperiencat dhe ekspertizën më të mirë nga njëra kompani në tjetrën, duke krijuar kështu një mundësi shumë të mirë për rritjen e cilësisë dhe gjenerimin e risive nga këto shkëmbime të punonjësve. Nga ana tjetër, vetë punonjësit zhvillohen më tepër duke marrë njohuri të veçanta dhe mundësi për zhvillim karriere” – shprehet Anjeza Kelmendi, Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore në Grupin Balfin.

Natyrshëm mund të lindë pyetja, a mundet që një punonjës të kalojë nga sektori i shitjes së mallrave me pakicë në industrinë e turizmit, nga puna në sektorin minerar në atë energjitik e kështu me radhë? Në Balfin ky është një proces i vazhdueshëm dhe i përhershëm. Sigurisht që ekspertiza në një sektor të veçantë është shumë e nevojshme për të performuar në një profil të caktuar pune, por një vlerësim i saktë i aftësive dhe potencialit që kanë punonjësit, çon në identifikimin e talenteve të reja që kapërcejnë kufijtë e njohurive teknike. Në mjaft raste persona me potencial dhe aftësi drejtuese kanë demonstruar se eksperienca teknike nuk është më thelbësorja sepse dëshira, përkushtimi dhe mundësia për zhvillim që ka secili punonjës është më përcaktuese.

80 % e drejtuesve të lartë në Grupin Balfin janë ngritur në detyrë nëpërmjet këtij procesi të zhvillimit të karrierës dhe sot menaxhojnë suksesshëm kompanitë apo departamentet kryesore të grupit.

Mbi 5000 punonjës, si menaxhohen kaq shumë burime njerëzore?
Viti 2018 e gjen Grupin Balfin me mbi 5000 punonjës, duke  e rritur numrin kështu me mbi 1.000 punonjës më shumë se një vit më parë. Një gjë e tillë ka ardhur si rezultat i projekteve të shumta që janë në proces dhe falë strategjisë së zhvillimit të Grupit që ka qenë dhe vazhdon të jetë e pandalshme dhe tejet ambicioze.

Të menaxhosh me politikat e duhura një numër kaq të gjerë punonjësish është një sfidë më vete, por Grupi Balfin ka hartuar mjaft plane për periudhën afat-mesme dhe atë afatgjatë. Përveç Akademisë së Trajnimeve, që përgatit dhe rrit profesionalisht punonjës të ndryshëm të grupit dhe Talent Pool, një program për ngritjen në detyrë të talenteve më të spikatura (praktika të konsoliduara tashmë te Grupi Balfin), janë në proces diskutimi dhe studimi i një strategjie të mëtejshme që do të mundësojnë rritjen e performancës së punonjësve dhe zhvillimin e tyre me ngritjen e Qendrës së Vlerësimit.

Sakaq, në Grup zhvillohet rregullisht një anketë mbi kënaqësinë e të gjithë punonjësve në vendin e punës. Kjo ankete është e përvitshme dhe nga rezultatet e saj ngrihet një plan pune në shërbim të rritjes së kënaqësisë në vendin e punës.

Punësim për të rinjtë dhe praktikantët
Grupi ofron vazhdimisht mundësi punësimi për të rinjtë në mënyrë që ata të kualifikohen dhe të rriten profesionalisht. Në këtë mënyrë studentët e dalë nga bankat e universiteteve kanë mundësinë të realizojnë praktikën e tyre mësimore. Kjo praktikë i ballafaqon ata me punën, mjedisin profesional, komunikimin korporativ dhe bashkëveprimin ndërmjet kompanive të mëdha, duke i mundësuar ata që njohuritë e tyre teorike t’i vënë konkretisht në zbatim. Kjo i ndihmon njëkohësisht të analizojnë dhe kuptojnë çfarë drejtimi dëshirojnë të marrin dhe se cila është karriera të cilën ata do të synojnë.

Grupi Balfin ka marrëveshje bashkëpunimi me universitete si Tirana Business University (TBU) apo Universiteti Europian i Tiranës (UET), lidhur me praktikat për studentët e këtyre institucioneve arsimore.

Gjatë kohës që qëndrojnë në praktikë mësimore, studentët vlerësohen në mënyrë shumë të organizuar dhe në momentin që ka vende vakante në kompani dhe ka dhe praktikantë që kanë rezultate shumë të mira gjatë praktikës, ata përzgjidhen si kandidatë të parë për plotësimin e këtyre vendeve vakante. Kjo mënyrë rekrutimi e ndihmon Balfin si punëdhënës të bëjë një vlerësim më objektiv dhe vendimmarrje më të sigurt, por gjithashtu i jep mundësi edhe vetë punonjësit që të integrohet menjëherë në profilin e punës dhe në kompani. Dy rastet më të fundit të suksesshme ishin ato të dy studenteve praktikante, të cilat u punësuan përkatësisht në sektorin e financës dhe në atë të IT në Balfin, pasi kaluan me sukses praktikën.

Punonjës me përvojë ndërkombëtare vendosin të qëndrojnë në Shqipëri

Nuk janë të pakët punonjësit e grupit Balfin që kanë përgatitje dhe përvojë në nivel ndërkombëtar. Pasi kanë punuar në kompani të huaja, tashmë ata janë rikthyer në Shqipëri për të mos u larguar më falë punësimit në Balfin.

Kelmendi tregon se si e ka arritur Grupi Balfin këtë.
“Emigrimi është një fenomen që po cënon shumë tregun tonë të punës dhe si rezultat ne përpiqemi që të qëndrojmë vigjilentë në masat që duhen ndërmarrë për të ndikuar te ndalimi i tij në radhët e punonjësve tanë. Masat që ne marrim kanë të bëjnë me të gjithë ato elementë me të cilët ne mund të ndikojmë, siç janë mjedisi i duhur i punës, përgjegjësitë e qarta, bonuset vjetore mbi performancën, paketat e përfitimeve në kompanitë e shumta të grupit, mundësitë e zhvillimit profesional dhe avancimi në karrierë, etj. Duke marrë në konsideratë këta elementë dhe duke dhënë siguri për punonjësit për punën dhe karrierën e tyre, ne krijojmë një lidhje më të fortë me ta, çka ndikon në qëndrimin e tyre në kompani” – thotë ajo.

Gjithashtu Grupi Balfin ka edhe punonjës të huaj, madje deri në nivelet më të larta drejtuese, të cilët kanë qenë të motivuar që të punojnë në Shqipëri. Nga ana tjetër Grupi ka edhe punonjës shqiptarë të cilët kanë përfaqësuar denjësisht interesat dhe investimet e Grupit në shtete të tjera, pikërisht për arsyet e sipërpërmendura.

Grupi Balfin është grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare QTU, TEG dhe SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, në industrinë e modës dhe atë minerare, si dhe në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetet e dyqaneve Neptun, Jumbo, SPAR etj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 31/10/2018 21:49

    Balfin grup eshte modeli i shkelqyer i te berit bisnes plus eshte nga kompanite qe po vepron dhe si humanitare , ne ndihme te familjeve ne nevoje . Bravo e madhe per Saimir Manen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump mbi emigracionin

Planet e administratës Trump mbi emigracionin