E kush do ta mendonte që në vitin 2020 rrjedha e jetës njerëzore do të ndryshonte në këtë mënyrë?

Virusi COVID-19 që ka goditur tokën, ka shkaktuar tashmë 1,943,252 viktima, ndërkohë 90,698,044 është numri total i infektimeve në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë.

Sipas të dhënave nga worldometer numri total i pacientëve të cilët janë shëruar nga virusi është 64,819,243.

Ndërkohë vendi i cili kryeson “listën e zezë” të numrit më të lartë të infektimeve dhe viktimave nga koronavirusi është SHBA, më pas India, Brazili, Rusia, Britania e Madhe, Franca, Turqia edhe Itali.

Nuk mjaftonte vetëm kaq por së fundmi planeti tokë është goditur nga një mutacion i COVID-19, një variant i ri i tij i cili po përhapet me shpejtësi në botë duke shkaktuar panik te qytetarët. Shkencëtarët nga ana tjetër pretendojnë që ky është një virus pasojat e të cilit nuk janë dhe aq të rënda.

Në kuadër të këtyre zhvillimeve, qeveritë e vendeve kanë ndërmarrë masa të reja anti-COVID, duke bllokuar kështu edhe udhëtimet mes shteteve.  

Ndërkohë vaksinimi masiv i qytetarëve ka filluar në pjesën më të madhe të botës, duke u bërë kështu “drita jeshile” për ti dhënë fund kësaj pandemie.