Mbikalimi te Pallati me Shigjeta,
Veliaj: "Çdo ditë një punë"/Video

Mbikalimi te Pallati me Shigjeta,<br />Veliaj:
Pjesa e tretë e Unazës së Madhe të Tiranës, ajo që përshkon segmentin nga Shkolla Teknologjike deri te Kopshti Botanik, është drejt fundit.

Vepra më e rëndësishme dhe më e vështirë e këtij segmenti, mbikalimi te Shkolla Teknologjike ka përfunduar plotësisht.

Është kryetari i Bashkisë së Tiranës ai që ka publikuar pamjet e para të kësaj vepre, e cila përveçse do të lidhë dy anët e unazës pritet ti jap dhe zgjidhje përfundimtare trafikut tek një nga nyjet më problematike për qarkullimin e makinave në Tiranë.

 "Shperndaje/Shate - Nëse edhe ty të pëlqen Unaza e Re. Çdo ditë një punë  konkrete për Tiranën", shkruan Veliaj ne rrjetin social facebook.

Siç edhe shihet nga pamjet, përveç ndërtimit të strukturës bazë, është bërë shtrimi i tij me asfalt, janë vendosur mbrojtëset anësore, sinjalistika e plotë rrugore. Gjithashtu janë sistemuar të gjitha rrugët e tjera poshtë këtij mbikalimi dhe që orientojnë qarkullimin në të gjitha drejtimet.
 
Ndërkohë që me rritmë të larta po ecin punimet edhe për pjesën e fundit të këtij segmenti në afërsi të Kopshtit Botanik, ku po bëhet lidhja me pjesën ekzistuese të kësaj Unaze.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ruben Amorim debuton te Manchester United, Ipsuich i ndal 1-1

VIDEO/ Ruben Amorim debuton te Manchester United, Ipsuich i ndal 1-1