TIRANE- Ministria e Drejtësisë ka nisur punën për zgjedhjen e konflikteve pronësore, ku ka mbivendosje të titujve të pronësisë. Kjo zgjidhje pritet të vijë përmes një hartë dixhitale të pronave, e shoqëruar me dixhitalizimin e më shumë se 4 milion dosjeve materiale shkresore që aktualisht janë nëpër hipoteka, si dhe me fotografimin ajror të territorit. Në një prononcim për gazetën “Shqiptarja.com”, ministri Ylli Manjani sqaron se po punohet për një hartë unike kombëtare dixhitale, dhe për rastet ku ka mbivendosje, do të shkojnë në terren grupet matëse që do të zgjidhin çështjen.