Mbledhja e 2 Kuvendeve Shqipëri-Kosovë mbahet më 27 nëntor në Tiranë! Do nënshkruhen disa marrëveshje

Mbledhja e 2 Kuvendeve Shqipëri-Kosovë mbahet më 27 nëntor në Tiranë! Do nënshkruhen disa marrëveshje

Glauk Konjufca dhe Lindita Nikolla

Me rastin e 110 vjetorit të pavarësisë Kuvendi i Shqipërisë dhe ai i Kosovës do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët në Tiranë. Burime për gazetarin e Report Tv, Arbi Fortuzi bënë të ditur se mbledhja do të zhvillohet më datë 27 nëntor dhe në fokus do të ketë forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve shqipfolëse. Gjatë mbledhjes pritet të nënshkruhen edhe disa memorandume që synojnë nxitjet më tej të bashkëpunimit.

Në mbledhjen e fundit mes dy qeverive të shqipërisë dhe Kosovës  u nënshkruan 19 marrëveshje bashkëpunimi në fushën e arsimit, doganave, enegjisë, bujqësisë, infrastrukturës rrugore, transportit, shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.

Një nga marrëveshjet më të rëndësishme ishte për lehtësimin e procedurës së kalimit në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës. Jo vetëm qytetarët, por lehtësira qeveritë lajmëruan edhe për biznesin. Ministrat e Financave të Shqipërisë dhe Kosovës nënshkruan një marrëveshje për shkëmbimin e të dhënave për realizimin e të drejtës për pension, kërkesat për kontrolle mjekësore së një qytetari. Pra do të zbatohet marrëveshja që tregjet e dy vendeve të bashkohen dhe të ketë edhe lëvizje të lirë të fuqisë punëtore.

Edhe ndërtimi i portit të ri tregtar në Porto-Romano dhe lidhja e tij me Portin e Thatë në Prishtinë, duke përdorur hekurudhën Durrës-Prishtinë, ishte projekti ambicioz i prezantuar përpara dy qeverive nga kompania holandeze Royal Hackoning.

Marrëveshje u nënshkrua edhe për gjendjen civile, ku do të bëhet shkëmbim në kohë reale ndërmjet dy vendeve. Mes 19 marrëveshjeve, Shqipëria e Kosova nënshkruan edhe ndërtimin e linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë me bashkëfinancim, që do të kushtojë rreth 1 milionë e 980 mijë euro.

Në kushtet e krizës, Shqipëri-Kosovë nënshkruan marrëveshje edhe për Tecin e Vlorës, nga i cili të dyja palët do të përfitojnë gazin natyror, por edhe marrëveshjen për shkëmbimin e energjisë.

Në mesin e 19 marrëveshjeve u njoftua se skema e sigurimeve shoqërore do të hyjë në fuqi prej 1 korrikut, rrugët në fshatrat ndërkufitare do investohen në të dyja anët e kufirit, mjekët do kenë mundësi punësimi, licencat e avokatëve do të njihen nga të dyja vendet, projekti madhor në albanologji do të bëhet me bashkëfinancim, ndërsa jashtë këtyre marrëveshjeve, kryeminstri Rama deklaroi se do të kërkohet abetare e unifikuar për shqiptarët në vendet e tjera të Rajonit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë