Duke pranuar se qeveria nuk vendos dot çmimet, Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj dhe Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca theksuan se do të ketë instrumeta të posaçëm që nuk do të lejojnë të ketë abuzime në kurriz të qytetarëve.
Në një deklaratë për shtyp pas mbledhjes së Bordit të Transparencës për çmimet e shportës, Ministrja Ibrahimaj u shpreh se ishte rënë dakord me kompanitë se nuk do të kenë marzh fitimi, duke shtuar se nesër do vijojnë takimet për përcaktimin e instrumentit që do bëjë transparencë për çmimet e produkteve të shportës në pikat e tregtimit me pakicë.
Ministrja shtoi po ashtu se është vendosur edhe një garanci për tregtarët që të mos mungojnë produktet kryesore në një periudhë afatmesme dhe që familjet shqiptare të mos paguajnë asnjë qindarkë më shumë seç duhet. Ajo theksoi se nuk do të hiqet TVSH për ushqimet, pasi një gjë e tillë nuk do të ndihmonte aspak konsumatorët, por vetëm rrit fitimet për tregtarët.
"Sot është mbledhur bordi i monitorimit dhe transparencës së çmimit të produkteve të shportës. Nesër do vijojmë takimet me qëllim mbylljen e një procesi për instrumentin që do bëjë transparencë për çmimet e produkteve të shportës në pikat e tregtimit me pakicë. Kjo është situatë e pazakontë, në të cilën ne nuk do të donim të ndërhynim dhe që ka nevojë për monitorim. Jo që ka patur abuzim, por lufta krijon pasiguri dhe ka bërë që të ketë rritje të larta të çmimeve për disa produkte të shportës. Këto çmime jo në të gjitha rastet tregojnë për rritje të çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Qëllimi i bordit është përcaktimi i instrumentit që do kontrollojë çmimet dhe nuk do lejojë që të rriten në mënyrë jokonsistente me ato të importit. Tregu nuk monitorohet lehtë, disa prej tregtarëve janë importues direkt, disa janë përpunues e disa paketues e shitës. Bordi do të ketë si detyrë monitorimin e kostove të prodhimit për të gjithë tregtarët kryesorë dhe monitorimin e marzheve të fitimit. Kompanitë prezentë në mbledhjen sot kanë dhënë dakordësi për të patur marzh fitimi minimal mbi produktet bazë, më të rëndësishme. Ne nuk mund të kontrollojmë çmimin, vjen nga inflacioni i importuar. Në vijim do informojmë mbi të gjithë aktivitetin e bordit dhe instrumentin e monitorimit. Do ketë një mekanizëm që do përcaktojë si do kontrollohen tregtarët me pakicë që mos lejojmë abuzim. Kemi vendosur një garanci që do përdoret nga tregtarët kryesorë që të garantojnë blerjet e tyre që produktet të mos mungojnë në një periudhë afatmesme", tha ministrja Ibrahimaj.
Ndërkohë Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca tha se qeveria është duke monitoruar situatën në treg për sa i përket mallrave bazë, në mënyrë që të orientohet drejt tregjeve të reja në rast se do të ketë mungesa të produkteve të caktuara. E pyetur nëse mund të përballemi me mungesë të grurit në treg, ajo u shpreh optimiste për përmbushjen e nevojave për këtë vit.
Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka sqaruar deklaratën e bërë një ditë më parë ku ka thënë se që një person të mos konsiderohet i varfër duhet të gjenerojë 130-140 euro. Ibrahimaj sqaroi sot deklratën duke thënë se kjo është një e dhënë e llogaritur nga INSTAT.
“Sot jemi për të folur për krizën, deklarata është një pyetje që mu bë për një tregues statistikor. Kam teknikalitet në statistika. Ne mund të flasim shumë gjatë për këtë tregues , por nuk është sot momenti për mënyrën se si INSTAT kalkulon shifrat. Sot është momenti për të folur për produktet e shportës.”, tha ajo.
Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca tha se qeveria është duke monitoruar situatën në treg për sa i përket mallrave bazë, në mënyrë që të orientohet drejt tregjeve të reja në rast se do të ketë mungesa të produkteve të caktuara. Krifca tha se Ministria e Bujqësisë është pjesë e një komiteti të menaxhimit të krizave me vendet e BE-së ku merren direktiva për nevojat aktuale të tregut. Krifca thotë se ky vit i mbulon nevojat për grurë dhe drithë.
“Ashtu siç mundësuam çlirimin e tregut për grurin me Serbinë, në këtë mënyrë do vijojmë edhe bashkëpunimin me vendet e tjera. Jemi duke komunikuar me aktorët e tregut për të kuptuar nevojat. Duke qenë në partneritet me importuesit dhe tregtarët do kemi mundësinë për të parë nevojat për të ndërhyrë për tregjet e tjera.
Ministria e Bujqësisë është pesë e një komitet të menaxhimit të krizës nga BE, ku ne aty marrim direktiva ca po ndodh me tregjet me nevojat aktuale. Për sa i përket grurit dhe drithit parashikimet janë shumë optimiste për këtë vit për të ndenjur në përputhje me nevojat që ky vit ka për sa i përket konsumit”, tha Krifca.
Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj bëri me dije se nuk do të hiqet TVSH për produktet e shportës, pasi kjo nuk ndikon tek konsumatori.
“Ne nuk do ndërhyjmë në TVSH e produkteve të shportës, çdo vend ka sistemin e vet të taksimit. Vitin e kaluar morëm një vendim i cili prek pjesën më të madhe të bizneseve dhe prek 95 mijë biznes e të vogla ku ne rritëm pragun e TVSH mbi 10 mln lekë. 95 mijë biznes e nuk paguajmë asnjë taksë dhe asnjë TVSH. Janë produkte që tregtohen kryesisht nga këto biznese. Nëse do t’i referohemi miellit, është miell i cili shkon për konsumin e madh që shitet nëpër furrat e bukës, apo pika shumice. Është vetëm një 10% që shitet me kg. Çdo konsumator konsumon më shumë bukë sesa miell për kg”, tha Brahimaj.
Sot ekonomist te nivelit boteror kane parashtruar disa mekanizma per regullimin e tregut,ku nje nga ato eshte ai i taksimit dhe lufta kunder informalitetit.Shqiperia sot mbledh 27%'te taksave kur mesatarja e BE eshte 42-47% . Ky eshte burim i madh per buxhetin e shtetit.Per ate qe thote ministria, per mos uljen e TVSH eshte e drejte pasi nuk ulen cmimet por rritet fitimi i tregtareve.Veprimi me i drejte eshte kompesimi me para ne dore i shtresave ne nevoje ,dhe per kete rritet dhe konsumi ne treg.Per bujqesine duhet te mendojme qe te rriten siperfaqet e mbjella me grure dhe miser, si dritherat me kryesore dhe te mendojme sot duke subvecionuar bujkun.Ministria duhet te deklaroj sa jane nevojat per vendin dhe te hartoje harten bujqesore duke krijuar dhe rezerva shteterore te bollshme por dhe duke rritur fitimet e fermereve.Vetem keshtu perballohen emergjencat akute nderkombetare
PërgjigjuTregetaret nuk duhet te kene fitim ! Hiqni taksat dhe tvsh.
PërgjigjuJu jeni bordi i kurvave, qe nuk beni asgje per ket popull.
Përgjigju