Ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka kërkuar shkarkimin nga detyra të inspektorit të KLD-së, Arjan Qafa, mbi bazën e materialit të ILDKPI-së si dhe zhvillimi i procedurës për emërimin e kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Një ditë para mbledhjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ministri Naço në një  shkrezë zyrtare i kërkon nënkryetarit të KLD-së që të futet në rendin e ditës edhe shkarkimi i Arjan Qafës.

“Në këtë kërkese zyrtare, drejtuar z. Çefa, në mbështetje të nenit 22, të ligjit nr. 8811, datë 17.05.2001, “ Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë ”, i ndryshuar, ministri Naço sugjeron që në rendin e ditës të mbledhjes së KLD-së që pritet të zhvillohet ditën e nesërme, të përfshihen nisja e procedurave për shkarkimin nga detyra të inspektorit të KLD-së, Arjan Qafa, mbi bazën e materialit të ILDKPI-së si dhe zhvillimi i procedurës për emërimin e kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës”, theksohet në kërkesën e ministrit Naço.

 Gjithashtu, pjesë e propozimit që në mbledhjen e nesërme të bëhët gjithashtu edhe shqyrtimi i kërkesës së ish-Kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, për emërimin e saj në detyrën e gjyqtares së Gjykatës së Apelit Tiranë.


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)