Rithemelimi ka miratuar emrat për kryetarë të degëve, pas mbledhjes së kryesisë së zhvilluar një natë më parë, ndërsa sot është hapur gara.
‘Komisioni për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale, pas vendimit të marrë në Kryesi, ka shpallur hapjen e garës për 19 degë, Kryetarët e të cilave dhanë dorëheqje për garën për kryetarë bashkie në zgjedhjet e 14 majit 2023.
Zgjedhjet do të zhvillohen sipas një kalendari që do të bëhet e ditur në vijim nga KOKOE. Më poshtë 14 degët dhe 35 kandidaturat.
Përsa i përket 5 degëve të tjera të mbetura, KOKOE njofton se zgjedhjet do të mbahen në një afat të dytë, për shkak të nevojës së marrjes së masave shtesë organizative në këto degë.’- njofton Rithemelimi.
Në degën e Durrësit, njëri prej kandidatëve për kryetar dege të Rithemelimit është Luan Hoti, ish-kandidat i Lulzim Bashës në zgjedhjet të 6 marsit.