Mbledhja e thirrur nga 2 anëtarët
e PS, KQZ: Kundër Rregullores

Mbledhja e thirrur nga 2 anëtarët <br />e PS, KQZ: Kundër Rregullores
TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka pranuar kërkesën e zëvendëskryetarit Denar Biba dhe anëtares Albana Shtylla për të zhvilluar mbledhje sot në orën 16:00 me argumentin se është në kundërshtim Kodin Zgjedhor dhe Rregulloren për organizimin dhe funksionimin e KQZ-së.

Sipas KQZ edhe pse anëtarët gëzojnë të drejtën për të thirrur mbledhje, nuk janë ndjekur procedurat e parashikuara me ligj. Në një njoftim për mediat KQZ i referohet Rregullores së këtij Komisioni, e cila sipas tyre parashikon se materialet e mbledhjes duhet t’i dërgohen Drejtorive përkatëse për plotësime dhe rregullime të karakterit formal dhe në çdo rast i dërgohen Drejtorisë Juridike.

“Sekretari dhe Drejtoritë përkatëse pas marrjes së kësaj kërkese dhe shqyrtimit të materialeve, duhet të japin përgjigje jo më vonë se tre ditë nga marrja e tyre. Pas përmbushjes së kësaj procedure, thirrësit e mbledhjes nënshkruajnë relacionin dhe ia dërgojnë materialet përkatëse për rendin e ditës Sekretarit të Përgjithshëm së bashku me aktin e thirrjes së mbledhjes”, bëhet e ditur në njoftimin për shtyp të KQZ.

Sipas Komisionit, dy anëtarët nuk e kanë ndjekur këtë procedurë, pasi kërkesa për thirrjen e mbledhjes është depozituar në orën 16:00 të ditës së mërkurë dhe njoftimi për mbledhje është bërë për ditën e sotme.

KQZ sqaron më tej se brenda këtij afati, drejtoritë përkatëse nuk kanë pasur në dispozicion kohën e mjaftueshme për të dhënë mendimin e tyre.

Në përfundim të deklaratës, KQZ shkruan se mbledhja e zyrtare e radhës e është njoftuar për ditën e nesërme më 28.12.2012 në orën 13:00 ku përveç çështjeve të tjera janë parashikuar për t’u trajtuar edhe çështjet e mbledhjes së kërkuar nga dy anëtarët.

Redaksia online
(Gre.M/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Moti për fundjavën, diell e vranësira, të dielën do pasohen me shi! Harta për çdo qytet

Moti për fundjavën, diell e vranësira, të dielën do pasohen me shi! Harta për çdo qytet