/ ATSH/ - Situata e ditëve të nxehta në vend, ka rritur gatishmërinë e strukturave të mbrojtjes nga zjarri edhe në qarkun e Vlorës. Administrata e zonave të mbrojtura në këtë qark, zhvilloi dje takimin për planin e veprimit mbi parandalimin dhe mbrojtjen nga zjarret.
Në takim ishin të pranishëm Drejtoria e Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Drejtoria e Kontrollit të Territorit dhe Policia Bashkiake, Posta e Policisë së Rendit Orikum dhe përfaqësues nga komuniteti lokal.
Instalimi i një mjeti zjarrfikës në Portin e Jahteve është një masë konkrete e marrë nga Drejtoria e PMZSH me qëllim ndërhyrjen sa më urgjente në rast të zjarreve në zonë.