PS mbledh Asamblenë, Rama: Në Kongres autokritikë, kundërshtarët nuk ekzistojnë! Presidentin e bisedojmë me copat dhe me çikat e opozitës! I kemi numrat për ta zgjedhur edhe vetëm

Dy ditë më parë Partia Socialiste e shprehu qartë qëndrimin e saj, për zgjedhjen e president të ri nuk do të ketë asnjë negociatë me Sali Berishën, por Kryeministri Rama sot tha se negociatat do të jenë me individët, ‘copa dhe çikat’ e opozitës, por nuk la pa nënvizuar se PS për herë të parë i ka edhe e vetme numrat për të zgjedhur Presidentin e Republikës, i cili sipas tij duhet të jetë normal.

Këtë deklaratë Rama e bëri pasi doli nga selia e Partisë Socialiste, ku mori pjesë në një mbledhje online të Asamblesë Kombëtare, 3 ditë para Kongresit i cili do të ndryshojë statutin dhe do të shpallë zgjedhjen e drejtuesve në rrethe. 

I pari mori fjalën sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri i cili prezantoi agjendën e diskutimeve të takimit të sotëm dhe të Kongresit i cili pritet të mbahet më 9 prill. Ai tha se në këtë mandat të paprecedentë të tretë, Partia Socialiste duhet të jetë sa më inovative, duke u adaptuar me kohën dhe kërkesat e qytetarëve ndaj mazhorancës.

Menjëherë pas tij foli kryetari i PS, Edi Rama i cili bëri me dije se ditën e nesërme do të publikohen të dhënat e Këshillimit Kombëtar, ndërsa bëri thirrje edhe për bashkim në këto kohë të vëshitra.

"Shqipëria, rajoni dhe natyrisht marrëdhëniet tona me Evropën, tek tema e energjisë që sot ka një  rëndësi edhe më të veçante sesa në të përditshmen e vet, së bashku me mjedisin dhe me lëvizshmërinë dhe tek tema e rinisë dhe inovacionit. Janë këto panele që do të moderohen nga anëtarët e Kryesisë së PS-së së bashku me anëtarë të kabinetit qeveritar. Rezultatet e Këshillimi Kombëtar do të publikohen nesër publikohen nesër përbëjnë një arsye shumë të fortë për tu trajtuar”, tha Rama.

Rama gjatë fjalës së tij tha se qëllimi i Kongresit nuk do të jetë vetëm paraqitja informuese, por do të ketë brenda edhe shpirtin kritik dhe autokritik.
Kujtojmë se përveç kryeministrit Edi Rama, sekretarit të përgjithshëm Damian Gjiknuri dhe sekretarit organizativ Blendi Klosi të cilët ndodhen në selinë e PS, pjesa tjetër janë të pranishëm online.

Kongresi i PS që do të mbahet më 9 prill do të nis në orën 12.00 dhe do të mbyllet në orën 15.00, ku në fjalën hapëse të punimeve do e këtë Sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri. Pjesë e diskutimeve do të jetë edhe Këshillimi Kombëtar, si dhe diskutimet që do të shërbejnë për hapjen e fuqizimin e PS. Fjalën do e mbajë edhe kryeministri dhe kreu i PS, Edi Rama, ndërsa në fund do të miratohen ndryshimet e statutit.

Partia Socialiste do të shkarkojë kryetarët në 61 degët e saj në vend dhe do të bëjë rizgjedhjen e tyre sipas rregullave të reja. Report Tv ka zbardhur draftin që PS do dërgojë në Kongresin që do të mbajë më 9 prill. Kërkesa e tyre për ndërprerjen e mandatit të kryetarëve të degëve, arsyetohet nga PS  për t’i hapur rrugë implementimit të ndryshimeve në organizimin e strukturës së drejtimit në nivel bashkie. Procesi i zgjedhjes së strukturave drejtuese do të zhvillohet në periudhën 1 Maj – 15 Qershor 2022. Gjithashtu degëve të PS do i shtohet edhe posti i Sekretarit Ekzekutiv.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:16
Basha president? Rama: Kur Berisha të fitojë çmimin Oscar

Me të qeshur e ka marrë kryeministri Edi Rama pyetjen e gazetarit të Report Tv, Ermal Qori për mundësinë e zgjedhjes së Lulzim Bashës si president. Ai tha se kjo mund të ndodhë kur Sali Berisha të fitojë çmim Oscar.

“Basha mund të behet president me votat e kësaj shumice aq sa Berisha mund të fitojë çmimin Oscar me mbështetjen e syrit.net.”, tha kryeministri.

Ora 19:11
Rama: Kundërshtarët nuk ekzistojnë, Presidentin e bisedojmë me copat dhe me çikat e opozitës! I kemi numrat për ta zgjedhur edhe vetëm

 

Duke e nënvizuar se I ka numrat për ta zgjedhur edhe vetëm Presidentin e Republikës, Kryeministri Rama u shpreh sot se negociatat do të bëhen me çdo individ, apo ‘copë dhe çikë’ siç e quajti nga pala tjetër, opozita.

“Do të jetë një kongres me një kontekst të jashtëzakonshme., ndryshe nga çdo kongres tjetër në funksion të një hapjeje të gjerë dhe të një adresimi të atyre që janë çështjet më të rëndësishme të këtij momenti të vështirë. Do të kemi jo vetëm ata që do të flasin në emër të lidershipit të partisë por të gjithë deponimin dhe po bëjmë atë qe duhet për të pasur të ftuar dhe të përfshihen në debatet tona në kërkim të një gjallërimi të debatit jo vetëm brenda familjes tonë politike. 

Problemi ynë më i madh vetvetja, kundërshtarët janë një problem që të paktën për momentin nuk ekziston.  Kemi një skuadër të mandatuar për të hapur një kanal komunikimi me forca grupe dhe individë në parlamentin  e Shqipërisë që përfaqësojnë anën tjetër, që është me copa dhe çika. Kemi hapur një proces të brendshme, kemi për herë të parë që PS i ka votat dhe nuk jemi të varur nga të tjera”, tha Rama.

Ora 17:43
Rama nga Asambleja e PS: Kongresi jo një paraqitje informuese, qëllimi autokritika

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS, tha se Kongresi i cili pritet të zhvillohet më 9 prill nuk do të jetë vetëm një paraqitje informuese, por do të ketë brenda edhe shpirtin kritik dhe autokritik. Ai tha se qëllimi i të gjithëve është bashkimi për të “luftuar” këtë moment të vështirë që po përjetojmë.

“Qytetarët pa dallim të jenë bashkë. Jo për zgjedhjet por për rrugën deri kur pastaj do të duet përsëri të gjykojë dhe të bëjë zgjedhjet e veta. Nuk është shkrirje në një parti ,por bashkim që do të thotë përballje e një kohe të jashtëzakonshme me një rezistencë të jashtëzakonshme. Thelbi është bashkimi, jo ndarja. Jo për të qenë të gjitha dakord, por për të rënë dakord për nevojën e jashtëzakonshme që ka kjo kohë për të rezistuar dhe për të mos e lëshuar korsinë e zhvillimit të mëtejshëm.

Në fund të kësaj fjale, unë do t’iu kërkoja të gjithë deputetëve të PS atë që i kam kërkuar organizatorëve dhe drejtuesve të paneleve në mbledhjen e fundit të kryesisë, edhe kryetarët e bashkive që të angazhohen aktivisht gjatë gjithë ditës së kongresin qoftë në panelet sipas zonës së tyre të përfaqësimit, pozicionit në rrjetin e organizimit parlamentar , apo pushtetin vendor. Në mënyrë që kongresi të mos jetë një paraqitje informuese e publikut, por te ketë brenda edhe shpirtin kritik dhe vetëkritik. Debati të zhvillohet si një ndarje reale e shqetësimeve. Të gjithë bashkë të ndihmojnë njeri-tjetrin për të dalë tek vendimet dhe për të bërë zgjedhjet më të arsyeshme.”, tha kryeministri.

Ora 17:28
Gjiknuri hap mbledhjen e Asamblesë: PS në mandatin e tretë, momenti për inovacion! Ditën e Kongresit do të ‘shkrihemi’ me grupe qytetarësh

Mbledhjen e Asamblesë së PS e hapi sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri i cili prezantoi agjendën e diskutimeve të takimit të sotëm. Gjatë fjalës hyrëse të tij ai theksoi se mandati i tretë i PS duhet të jetë inovativë dhe në nivelet që presin qytetarët nga mazhoranca.

Gjiknuri tha se Kongresi i cili pritet të mbahet më 9 prill do të fokusohet jo vetëm në aspektin organizativ, pro edhe në të tjera, duke theksuar se do të kenë diskutime me grupe të ndryshme qytetarësh.

“Një nga temat e Kongresit janë edhe tematikat që po kalon Shqipëria, me atë çfarë po bën Shqipëria dhe prioritetet e mazhorancës. Do të kemi edhe votëbesimin e Sekretariatit. Kryetarët e degëve kanë të drejtë të rikandidojnë, të gjithë kanë të dejtë, të gjitha do të vlerësohen. Ne do të përgatisnim aktet e reja ku do të mirëorganizojmë procedurat për zgjedhjen e kryetarit të degëve. Një grup pune u ngrit për të riparë statutin, ka pasur mbledhje dhe diskutime në kryesi, kemi reflektuar. Partitë politike janë institucione për të konkurruar. Fakti që PS është në pushtet është edhe për shkak të forcës sonë politike, ka trashëgimi në pikëpamjen organizative. Jemi në mandatit e tretë, kjo sjellë sfida më të mëdha për PS. Erdhi momenti për t’u bërë më inovativë, duke adoptuar me kërkesat që kërkon koha dhe nivelin e mazhorancës që pret shoqëria. Hapim programin e kongresit, kem tematikën organizative, por kemi edhe tematika të tjera që do të mbahen rreth godinave të ndërtesës. Duke u shkrirë me grupe interesi dhe qytetarëve.”, tha ai.

J.GJ./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 07/04/2022 01:19

    O RAMA ME MIRE TE KISHE THENE,,,QE BASHA DO BEHET PRESIDENT,,KUR HALLA TE BEHET ME KOQE....

    Përgjigju
  • Tosi: 06/04/2022 20:28

    Kundershtaret nuk ekzistojne??? Ne cilendo ane ta marresh, eshte nje lajm i keq. Vecanerisht kur e thote kryedallkauku qe e heq veten midis Fanit dhe Faikut. Por qe as sa marshallahu i tyre nuk eshte! Nese nuk ekziston atehere perse ndersejne, perdite, nga zagaret mediatike tek ata dhiplomatik qe te "lehin" dhe kafshojne "kedo" qe kundershton apo kritikon. Madje qe te shpallin Armik jo vetem ketu, ne te mjeren Shqiperi, por me tutje akoma, deri ne Amerik??? Dhe ketu fjala nuk eshte per "tradhetorin" Sali por kedo qe del nga "vija" e masave te organizates kriminale te rivarrosjes!

    Përgjigju
  • Lili: 06/04/2022 19:02

    Autokritike z Rama duhet te beni per drejtimin e arsimit ne Vlore.Drejtuesit jane te perzgjedhurit e drejtoreshes Alma Bakiu qe perdor makinacione duke eleminuar konkurentet per drejtues.Autokritike qe nw krye te institucioneve te mjedisit vendosni mesuese te gjuhes ,Vilma Bellon qe ne te zones sone elektorale i kemi bere shume kritika

    Përgjigju
  • Shqip: 06/04/2022 18:02

    Se kuptoj pse populli ankohet se tash 75 vjet para e keni cuar te pakten ju jetoni si mbreter.

    Përgjigju
  • arti: 06/04/2022 17:54

    ishalla na vjen ndonej lajm te mire

    Përgjigju
  • endit: 06/04/2022 17:43

    gjithmon perfundimi do jet me mir per ne

    Përgjigju
  • Dola: 06/04/2022 17:42

    Bravo duhet fryme e re, dhe pse jeni partia me e madhe prap duhet ndryshimi, duket se kush do e coj vendin para. Pune te mbare???????????????? mos na zhgenjeni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it