SHKODËR - U zhvillua këtë të diel Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes në qytetin e Shkodrës.
Gjatë Asamblesë ishin prezent Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli dhe përfaqësues nga Federata Evropiane e Peshëngritjes, Astrit Hasani. Kandidatët për president ishin Asim Belinovi dhe Elez Gjoza i cili është mbante postin aktual.
Gjoza u rizgjodh President i FSHP me 95% të votave, pra me 15 vota ndërsa Belinovi mori një votë.
Gjithashtu nga kjo asamble u zgjodh dhe Bordi Drejtues ku të zgjedhurit ishin:
Artur Lagja
Leonard Toska
Asim Belinovi
Arben Qafa
Endri Karina
Ilir Topuzi