Qeveria miratoi aktin normativ për uljen me 20% ose me 8 lekë të akcizës për naftën dhe benzinën për shkak të rritjes së shpejtë të çmimeve. Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi se ky nen i shtuar në ligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë” që ka hyrë zyrtarisht në fuqi, do të hyjë në veprim automatikisht sapo çmimi i naftës të kapë vlerën e tregtimit mbi 220 lekë/ litri dhe benzina 200 lekë/litri.
"Qeveria shqiptare sot ka ndërmarrë Aktin Normativ për të ulur akcizën, si rrjedhojë e rritjes së çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, sidomos në 48 orët e fundit. Ky Akt Normativ parashikon uljen e akcizës me 20%, nëse rast se çmimi i shitjes me pakicë, i përcaktuar nga Bordi i Transparencës do të jetë:
Mbi 220 lekë për litër për naftën; Mbi 200 lekë për litër për benzinën. Ky Akt Normativ do të jetë në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës të krijuar ndërkombëtarisht", tha Petrit Malaj.
Sipas ministrit të Financave Petrit Malaj, ky Akt Normativ do të jetë në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës të krijuar ndërkombëtarisht.
"Ne jemi të angazhuar plotësisht që t’i përgjigjemi me përgjegjshmëri çdo sfide, duke mbrojtur qytetarët shqiptarë nga efektet financiare të prodhuara si rezultat i këtij konflikti, por edhe të mbrojmë buxhetin e shtetit dhe ekonominë e vendit tonë, sidomos në një moment kritik si ky që po përballet bota sot", tha Petrit Malaj.
Aktualisht nafta tregtohet me 218 lekë dhe pritet që të shkojë përtej kufirit të 220 lekëve, që automatikisht aktivizon uljen me 20% të akcizës së naftës, sipas vendimit të qeverisë.

Lajmi në përditësim...
Komente












Kjo është qesharake dhe propagandë mashtruese për njerëzit. 20% e akcizes është 6 lekë për litër kur çmimi është 200 lekë. I bie 3% ulje. Mund të heqë taksat e qarkullimit dhe ti kalojë në regjistrimin e përvitshëm siç ka qenë dhe të heqë tarifat për markim të karburantit, që nuk bëhet fare, që ta çojë çmimin në nivele normale për një vend me ekonomi të dobët e të paqendrueshme si ky i yni.
Përgjigju