Mblidhet grupi i PS/ Rama-deputetëve: Për Metën do presim 'Venecian', dokument shpjegues për hapat që do ndjekim

Mblidhet grupi i PS/ Rama-deputetëve: Për Metën do presim 'Venecian', dokument shpjegues për hapat që do ndjekim

Mbledhje e Grupit Parlamentar të PS-së

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mesditën e kësaj të hëne grupin parlamentar socialist.

Burime për gazetaren e Report Tv, Klesiana Omeri bëjnë me dije se në këtë mbledhje, e cila ka zgjatur për rreth 30 minuta,  është dalë në përfundimin se për çështjen e presidentit, Ilir Meta do të pritet publikimi i raportit përfundimtar të Venecias. Më herët në raportin paraprak, 'Venecia' tha se Meta ka tejkaluar kompetencat kushtetuese me anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, por nuk mjafton për shkarkimin. Në rrethana të tilla, Rama tha se do të hartohet një dokument shpjegues me hapat që do të ndjekë mazhoranca. 

"Do presim publikimin e raportit përfundimtar të Komisionit të Venecias dhe do hartojmë një dokument shpjegues për hapat që do ndjekim", mësohet të jetë shprehur Rama.

Gjithashtu, referuar po të njëjtave burime, mësohet kreu i qeverisë u ka kërkuar deputetëve socialist edhe miratimin sa më shpejt të rezolutës së PE si pjesë e paketës anti- shpifje. Siç u raportua edhe më herët, kjo paktë mes të tjerave autorizon AMA-n që të mbikëqyrë edhe median elektronike, duke përfshirë edhe publikimet online apo çfarë është më e rëndësishmja ndalimin e ndërhyrjes së huaj elektorale përmes financimit me burime nga kompani guacka. 

Nga ana tjetër, në mbledhje është diskutuar edhe për buxhetin e vitit 2020.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Konjak: 14/10/2019 16:00

    Zoterinj qeveritar ,harxhoni kohen e qeverisies ,per ti bere sadopak =mire =popullit ,mos u merni me zakonin e vjeter e barbar te hakmaries e ligesise .Mos beni sikur prisni drejtesi prefekte nga europa per mendesine dhe veprimtarine tuaj te paramenduar .Merruni me punet per popullin =nga i cili mirpaguheni=ngrini sadopak rrogat dhe pensionet =kaq poshteruse per popullin=.Mos u shtini ,sikur u digjet xhani per kete popull ,duke i hedhur nje kocke =sikur te ishte qeni i gjitonit .Zoti na shpetofte nga pseudoqeveritaret .Faleminderit .

    Përgjigju
  • Qytetari: 14/10/2019 14:15

    Z.Meta boll se le nam o burre,nga breket me kostum na cave menderen edhe te dielen,boll eshte boll se ke 30 vjet njeri i peshtire,langaraq burre.

    Përgjigju
  • Altini: 14/10/2019 12:26

    Dmth Venecia na qenka bere gjykata kushtetuese e shtetit Shqiptar?!

    Përgjigju
  • Eno: 14/10/2019 12:01

    Shkarkojeni mbasi eshte teper i lig per te bere qofte edhe nje gje te mire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë