Mblidhet nesër për herë parë Komisioni i Posaçëm për raportin e Dick Marty, bëhet konstituimi dhe caktimi i relatorëve

Mblidhet nesër për herë parë Komisioni i Posaçëm për raportin e Dick Marty, bëhet konstituimi dhe caktimi i relatorëve

Parlamenti i Shqipërisë dhe Dick Marty

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Raportin e Dick Marty pritet të zhvillojë ditën e nesërme në orën 11:00 mbledhjen e parë.

Sipas njoftimit të Kuvendit, Komision i Posaçëm i Kuvendit të Shqipërisë për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti përmbledhës dhe informues për gjetjet dhe konkluzionet, që kanë nxjerrë verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri për çështjet e raportit të anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës Dick Marty për bashkëpunimin dhe rolin për të cilin pretendohet se kanë luajtur përfaqësues politikë shqiptarë ose institucione publike shqiptare, nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve, në ndihmë të së ashtuquajturës veprimtari kriminale e drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në territorin e Republikës së Shqipërisë do të zhvillohet me 3 pika në rend dite.

Pritet konstituimi i Komisionit të Posaçëm të Kuvendit të Shqipërisë, ngritja dhe përbërja e sekretariatit teknik si dhe caktimi i relatorit ose relatorëve.

"Mbledhja do të zhvillohet me prezencë fizike, në sallën “Pjetër Arbnori”, kati IV te Kryesia e Kuvendit, duke respektuar protokollin e masave anti-COVID", thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Kuvendi i Shqipërisë, me propozim të kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, miratoi më 26 nëntor me 83 vota pro, 10 kundër dhe 10 abstenim,ngritjen e Komisionit të Posaçëm për pretendimet në raportin e Dick Marty për luftën në Kosovë, që implikonte UÇK-në. 

Ndërsa një javë më pas u votua përbërja e Komisionit për raportin e Dick Marty-n që implikonte UÇK-në. Emrat që do të përfaqësojnë mazhorancën dhe opozitën në këtë komision janë nga shumica do të jenë deputetët Ulsi Manja, Alket Hyseni, Klotilda Bushka, Adnor Shameti dhe Ermonela Felaj. Ndërsa nga opozita do të marrin pjesë në Komision Myslim Murrizi, Edmond Stojku, Enver Roshi dhe deputetja e pavarur Elena.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lola: 09/12/2020 16:08

    ca domethene dick ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë